Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dokumenti ‘Balla’: Berisha, i përfshirë në ish-shërbimet sekrete jugosllave? Denis Dedej  Në dosjet  Empty Dokumenti ‘Balla’: Berisha, i përfshirë në ish-shërbimet sekrete jugosllave? Denis Dedej Në dosjet

Mon 12 Mar 2012 - 21:57
Në dosjet sekrete të ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Ky është pretendimi i sekretarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili përmes një dokumenti të publikuar në profilin e tij në “Facebook” akuzon kreun e qeverisë se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të huaja. “Nëse një ditë do të hapen dosjet sekrete të ish-UDB (sigurimit jugosllav) patrioti i madh Sali, do të kërkonte azil politik në Kubë ose Venezuelë. Deri atëherë do duhet të presim. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave”, – shkruan Balla dje në profilin e tij në FB.



Ditët e fundit në politikën shqiptare është rihapur debati i dosjeve dhe ka pasur akuza nga të dyja palët për bashkëpunim dhe tradhti të vendit. Mbi këtë situatë, deputeti i Partisë Socialiste shpjegon se Fan Noli ka pasur fatin e madh të mos ta ketë njohur Sali Berishën për shkak të epokave të ndryshme. Por sipas tij, “përshkrim më të gjetur për një tradhtar si Saliu që e shet veten për patriot nuk mund të ketë tjetër”. Deputeti socialist citonte një fjalim të Nolit në parlamentin shqiptar në vitin 1924, ku mes të tjerash, ish-kryeministri i Revolucionit të Qershorit shkruan: “Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi