Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar Empty L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar

Mon 12 Mar 2012 - 22:23
Jo rrallë herë ish kryeministri i Maqedonisë, Lubço Georgievski ka dalur me deklarata të çuditshme për të dhe opinionin publik në Maqedoni. Kësaj radhe, ai lansoi një tezë shumë interesante dhe provokative. Ai për një të ardhme të shkurtër, Maqedoninë e sheh si shteti i tretë shqiptar në rajon.
Këtë e deklaroi para një mediumi bullgar, ku thotë:
“Shkupin po ta shihni, njëra anë e lumit Vardar është territor shqiptarë. Tash më veç në Shkup keni një shesh maqedonas, kurse dje (flitet për 17 janarin) në mënyrë shumë simbolike erdhi kryebashkiaku i Tiranës për të vër gurthemelin e sheshit shqiptarë Skenderbeu. E njëjta situatë është edhe me Kumanovën”.
Në pyetjen e gazetarit bullgar, se a janë akoma të gjalla idetë e shteteve të mëdha, Georgievski përgjigjet:
“Ne si fëmijë jemi të rritur me përrallën se ndaj Maqedonisë kanë apetite, Serbia e Madhe, Bullgaria e Madhe, Greqia e Madhe, asnjëherë nuk është përmendur Shqipëria e Madhe. Në perspektivë prej 10 deri në 20 vite, ne do të flasim për Maqedoninë si një shtet i ri shqiptarë. Jo për diçka tjetër, por këtë e flet demografia. Pastaj, kur të mbyllet çështja e pavarësisë së Kosovës, e gjithë energjia e faktorit shqiptarë do të koncentrohet në pushtimin e Maqedonisë, kështu që në këtë prespektivë prej 10 e maksimum 20 viteve, Maqedonia do të llogaritet si shteti i tretë shqiptarë”, deklaroi Georgievski.
Georgievski ka qenë kryeminsitër i Maqedonisë gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, ka qenë i njohur për tezat e tij antishqiptare, por edhe si politikan shumë pragmatist që haptazi pat dalur me deklarata për ndarjen e Maqedonisë në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Poashtu ishte përkrahës i krahut probullgar në ish partitë e tij VMRO-DPMNE, që dha dorëheqje nga presionet e shumëta si nga faktori politik maqedonas poashtu edhe nga ai ndërkombëtarë. Shumëherë e ka ngritur zërin kundër dominimit serb mbi Maqedoninë duke shprehur rrezikun e serbizimit të Maqedonisë. Kësaj radhe paraqet edhe albanofobinë e tij.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar Empty Re: L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar

Mon 12 Mar 2012 - 23:08
Po mire paska thene,vertet qe ka shqiptare me shume se maqedon,prandaj e prishen numrin e popullisise qe ishin duke bere se dolen e teper shqiptare se sa maqedon,e mos te dal kjo ne shesh u terhoqen dhe me nuk vazhduan me numrimin e popullsise,keta jane me keq se serbet.
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar Empty Re: L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar

Mon 12 Mar 2012 - 23:41
PA NENSHTETESI MBI 300 MIJE SHQIPTARE JAN
Sponsored content

L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar Empty Re: L. Georgievski – Maqedonia shteti i ri shqiptar

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi