Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekspertët, frikë nga “superpeshkaqeni” Empty Ekspertët, frikë nga “superpeshkaqeni”

Tue 13 Mar 2012 - 2:48
Ekspertët, frikë nga “superpeshkaqeni” Thumbnail.php?file=peshkqenirrezik_lajmi_497930008Një racë e re peshkaqeni, shumë më e rrezikshme se racat e njohura, mund të jetë duke u krijuar, bënë të ditur një grup studiuesish, pasi zbuluan në ujrat e Australisë një peshkaqen të ri hibrid.

Kafsha e panjohur më parë është formuar nga bashkimi i specieve të quajtura “peshkaqeni i zi” dhe “peshkaqeni i Australisë”. Një kombinim i tillë i bën të mundur që të përshtaten lehtësisht si në ujra të ngrohtë edhe në të ftohtë.

Kombinimi, sipas të dhënave paraprake, gjithashtu e bën peshkaqenin më të fortë dhe më agresiv. Sipas ekspertëve, është e mundur që specia e kapur të mos jetë e vetmja dhe që një racë e re peshkaqenësh të jetë në krijim.

”Peshkaqenët zakonisht nuk përshtaten fizikisht dhe kjo është një mënyrë e mirë për të bërë që të mos çiftëzohen me speciet e gabuara. Ekzemplari i ri i kapur tregon për një tendencë tërësisht të panjohur më parë”, shprehet një prej ekspertëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi