Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tifozët “Kuq e Zi” protestë para Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë Empty Tifozët “Kuq e Zi” protestë para Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë

Tue 13 Mar 2012 - 10:14
Grupi i tifozëve “Kuq e Zi” do të zhvillojnë sot në ora 12:00 një protestë përballë Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, ku do të shprehin pakënaqësitë ndaj vrasjes së shqiptarëve, rrahjes se tyre nga maqedonasit, djegies së flamurit shqiptar dhe shumë padrejtësive tjera që behën ndaj shqiptarëve në ish-republikën jugosllave.
Në njoftimin e bërë publik nga “Kuq e Zi” thuhet se tubimi vjen si kundërpërgjigje ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë nga ana e sllavomaqedonasve dhe kundër te gjitha padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve në atë shtet artificial.
“Për më tepër është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar kush jemi ne, dhe për t’u thënë që Ne ishim këtu kur ‘ata’ erdhën. Tifozët ‘Kuq e Zi’ do të jenë aty ku i thërret atdheu”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë rastësi. Një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas, si dhe u ushtrua dhunë nga terroristë - huliganë maqedonas ndaj 15 nxënësve shqiptarë. Kjo nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër dhunës që u bëhet sistematikisht shqiptarëve në Maqedoni! Thirrja jonë në këtë protestë do të jetë edhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë, Shqipërinë!”, thuhet në komunikatën e organizatorëve.
Pakënaqësinë më të madhe tek shqiptarët ka shkaktuar djegia e flamurit kombëtar shqiptar nga e ashtuquajtura “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija), ku veç djegies së flamurit bëhen edhe thirrje shoveniste kundër kombit shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi