Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëse ai të tradhton me mendim... Empty Nëse ai të tradhton me mendim...

Tue 6 Apr 2010 - 22:01
Gjendja bëhet edhe më dramatike, kur është një tradhti, që zbulohet përmes gjërave konkret. Siç mund të ndodh rëndom, që gjen një mesazh në telefon. Edhe pse mund të quhet një “takim” virtual. “Virtuale?” Po, pikërisht kështu. Por sot është një shqetësim i madh për gratë, kur tradhtia nis thjesht nga një fantazi!
Pyetja që marrim shtysë për këtë temë është; të jesh e tradhtuar me fantazi është vërtet e tmerrshme? Për psikologët përgjigjja është jo.

Argumentet
1 – Pikë së pari është mjaft banale, por ndoshta edhe shumë e fortë, të jesh e tradhtuar me mendje është sigurisht mjaft, por mjaft më pak dramatike sesa të jesh e tradhtuar në realitet. Kështu të dashura gra, rrini të qeta.
2 – Doni të besoni që asnjëherë, por asnjëherë, nuk ju ka kaluar në mendje ndonjë fantazi e shfrenuar erotike. Ku si objekt mund të keni një person siç mund të jetë këngëtari, apo aktori juaj i preferuar? Apo ndoshta edhe kolegu juaj i ri i punës? Mos u përpiqni të thoni jo, sepse burrat nuk kanë për ta besuar kurrë këtë fakt.
3 – Një burrë, të paktën siç e bëjnë të ditur statistikat, mendon për seksin me dhjetëra herë në ditë! Mendoni vërtet se keni të drejtën të jeni “objekti” ekskluziv i fantazive të tij erotike??? Them se jo...!
4 – Nuk ju ka bezdisur ndonjëherë ideja se jeta juaj seksuale është bërë me kaq shuam variacione dhe kjo pikërisht sepse, virtualisht mund të themi, janë edhe mjaft gra të tjera në mendjen dhe në fantazitë e bashkëshortit tuaj? Jo? Përpiquni ta mendoni. Por mos shkoni deri atje duke i bërë realitet faktet.
5 – Dhe për ta mbyllur; një pikë që është në favor të fantazive juaja virtuale: nëse do të dinit, që ai ka edhe femra të tjera (supozojmë) virtuale, do të ndiheshit më pak në faj herët, që ai do të ankohet se ka pak dhimbje koke dhe ju detyron të shkoni dhe të flini me pizhame dhe një aspirinë në dorë dhe për t’u kënaqur do të mendojë për ndonjë nga mikeshat e tij virtuale!
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Nëse ai të tradhton me mendim... Empty Re: Nëse ai të tradhton me mendim...

Mon 2 Jul 2012 - 21:11
me mendim tradhtoj edhe vet grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi