- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Kryetari Ahmeti në Prishtinë me ftesë të Kryeministrit Hashim Thaçi
Wed 14 Mar 2012 - 1:04
Kryetari Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar demonstratave të vitit 1981 që u organizua nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, në Prishtinë.
Demonstratat e vitit 1981, ishin tregues se Kosova e kishte kristalizuar dhe shndërruar në ndërgjegje të lartë politike dhe patriotike, idenë e mosnënshtrimit ndaj robërisë serbe dhe jugosllave. Ato treguan më së miri se projektet për jugosllavizimin e popullatës shqiptare kishin vdekur njëherë e përgjithmonë dhe kjo ndodhi në pranverë të vitit 1981. Kështu u tha në Akademinë përkujtimore me rastin e 31-vjetorit të demonstratave të vitit 1981.
Të pranishëm në këtë akademi ishin zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, veprimtarë të çështjes kombëtare, mysafirë nga Shqipëria, Maqedonia etj.Akademia kushtuar 31 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981 edhe një herë riafirmon faktin se ngjarjet e Pranverës së madhe apo, Lëvizja studentore e vitit 1981, nuk ishte ngjarje e rastësishme, nuk ishte zhvillim do si do, por paraqet shpërthimin më të fuqishëm dhe kulminacion të përpjekjeve e punës që kishin bërë organizatat e shumta, të cilat nuk ishin pajtuar me vendosjen e pushtetit ushtarako-policor në Kosovë e viset tjera pas Luftës së dytë Botërore. Ishte zëri i fuqishëm i rezistencës së deriatëhershme duke filluar që nga Rifat Berisha e deri te Lëvizja e udhëhequr nga Adem Demaci. Ishte rezultat konkret I punës së organizatave të drejtuara nga Jusuf Gërvala, Kadri Zeka e shume e shumë veprimtarë të tjerë.
Në vijim, ju dërgojmë fjalën e plotë të Kryetarit Ahmeti në këtë Akademi.
“Dua me këtë rast të theksoj në mënyrë të vecante se demonstratat e vitit 1981 nuk ishin as të nxitura e as të organizuara nga ndonjë shërbim i hua,j sic thuhet kohë pas kohë, por ishin reagimi autentik shqiptar si rezultat i pjekurisë, vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit të kategorisë më vitale dhe më të vendosur të kombit – rinisë studentore. Ky moment kthesë në historinë tonë më të re, vuri në lëvizje gjithë kombin, bashkoi të gjitha shtresat e popullit pa dallim krahine, sepse kishte një dicka të vecantë që unifikonte. Ai ishte tempulli që i tuboi thuajse të gjithë bartësit e këtijj procesi, ishte Universiteti I Prishtinës, tudentë të të cilit kemi qenë të gjithë neqë në atë kohë ishte vlera më e madhe e jona, sepse për herë të parë në historinë e lëvizjes sonë politike u bënë bashkë rini studentore e inteligjenci tashmë e formuar kombëtare.
Lëvizja politike shqiptare deri në vitin 1981 nga goditjet e njëpasnjëshme që i bëheshin pësonte dëmtime që reflektonin në vazhdimësinë dhe vështirësonte organizimin. Nga ky vit e deri më 1998 kur shpërtheu kryengritja e armatosur në Kosovë, aparati represiv I perandorisë jugosllave rezultoi I pafuqishëm për ta shuajtur këtë proces. Pavarësisht dhunës, arrestimeve në masë, vrasjes së veprimtarëve më të devotshëm, ishte fryma liridashëse e Lëvizjes studentore të vitit 1981 që mbajti gjallë dhe të pashuar përkushtimin për liri e çlirim.
Aq më shumë, vrulli studentor i Pranverës së Madhe, veprimtaria dhe vullneti I pathyeshëm i të gjitha organizatave patriotike për tu bërë bashkë, rezultoi më vonë me njësimin e shumicës prej tyre në Lëvizjen popullore të Kosovës organizëm ky që u shndërua në strumbullatin e zhvillimeve të mëvonshme politike e luftarake me krijimin e Ushtrisë Clirimtare te Kosovës dhe Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.
Vëllezër e motra,
Kthesa e madhe historike që shënuan ngjarjet e vitit 1981 ishte vendimtare për lëvizjen tonë të organizuar, sepse prej kësaj ngjarje mori hov të paparë formësimi I drejtë dhe i qartë i platformës clirimtar kombëtare, dhe krejt kjo rrënjët I ka te ai shpërthim studentor, 31 vjetorin e të cilës po shënojmë sot.
Në këtë rast dhe në këtë vend nuk mund të mos I kujtojmë të gjithë ata veprimtarë të panumërt që derdhën gjakun e tyre, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj e Fehmi Ladrovci, sepse ajo sakrificë që ata bënë u shndërrua në ushqim, në motivacion, në burim frymëzimi për mijëra e mijëra aktivistë të organizuar e luftëtarë të betuar, që puna e nisur në pranverën e vitit 1981 të vazhdojë deri në aktin final, - clirimin e tërësishëm të Kosovës dhe realizimin e të drejtave të ligjshme të shqiptarëve për të qenë zot në vendin e vet.
Gjaku i Adem Jasharit dhe familjes së tij vuri në lëvizje gjithë një komb të tërë dhe bëri që ky gjak të thërrasë si rrallë herë në historinë tonë – nuk ka kthim pas dhe hakmarrja më e madhe për atë dhe të gjitha sakrificat ndër vite do të ishte clirimi i Kosovës. Vetëm kështu mund të shpaguhej gjithë ai gjak i derdhur, dhe vetëm kështu mund të qetësohen ndër varre gjithë ata të rënë, prandaj ne sot, me të drejtë kujtojmë këto moment të ndritura të luftës sonë të shenjtë. Duke kujtuar dhe duke madhëruar momentet kulmore sic është demonstrate studentore e 1981-shit dhe sublimimi i gjithe luftës sonë me shembullin e Jasharajve legjendarë, lidershipi politik i Kosovës por edhe ai shqiptar në përgjithësi në rajon, duhet të jenë më të guximshëm se kurrë më parë dhe duhet të ketë kurajon për të marrë mbi supe vendime të mëdha, herë – herë edhe të dhimbshme. Të gjithë duhet të punojmë dhe të bëjmë përpjekje të pandërprera për të fituar miq e aleatë, sepse, më lejoni t’ua kujtoj se edhe në Mesjetën e largët principatat janë krijuar me miq e përkrahës. Prandaj edhe Kosovës sot i duhen miq, i duhet miqësia vecmas e atyre që në momentet më të vështira për ne si komb na u ndodhën afër, ishin me ne. Na duhen miq ne Vashington dhe Bruksel sepse vetëm me miq do mund ta kalojmë edhe këtë pak rrugë që na ka mbetur deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kosova për të cilën punan edhe studentët e 1981-shit, po edhe gjithë veprimtarët e luftëtarët më vonë, sot është shtet Sovran me integritet të pacënuar dhe me institucione që dalin nga procese demokratike zgjedhore dhe, më lejoni ta them këtu para jush, më shumë se kurrë na duhet të udhëhiqemi nga politika e arsyes e të mos lejojmë të na rrëmbejnë situata emocionale të cilat zakonisht përfundojnë në eufori dhe patriotizëm pambulesë.
Të nderuar të pranishëm,
me të drejtë thuhet se ky është shekulli I shqiptarëve, dhe shi për këtë, klasa politike që ka marrë përgjegjsinë e ka për detyrë që proceset e filluara t’i coj përpara, duke bashkëpunuar me miq e aleate. Duke e çuar Kosovën në NATO dhe në Bashkimin evropian jo vetëm që realizohet ëndrra jonë për bashkim, por në të njëjtën kohë ngritemi në faktor stabiliteti për mbarë rajonin. Paqa, stabiliteti dhe rajoni i Ballkanit i integruar në strukturat globale të mbrojtjes dhe në bashkime politike në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është interësi ynë strategjik kombëtarë, sepse ne shqiptarët, ashtu si popujt tjerë të Evropës, duam të lëvizim të lirë, pa kufij e pa pengesa. Këtë na e ofron dhe mundëson rruga jonë drejt Bruxelit dhe këtë udhëtim ne duhet ta bëjmë bashkë. Një orë e më parë. Këtë e kërkon brezi i studentëvë të 1981. Këtë e kërkojnë të gjithë të rënët në të gjitha luftat tona clirimtare.
Këtë, zoti kryeministër ne mundemi dhe do ta bëjmë.
Faleminderit që na tubove sot këtu.
Shëndet e të mira.

- Letër e hapur kryeministrit Hashim Thaçi: “Kryeministër, Vlora po na turpëron”
- Ahmeti komenton Hashim Thaçin: ' Deklarata është nxjerrë nga konteksti'
- Hashim Thaçi dhe PDK ishin kundër shpalljes së Pavarësisë më 2007
- Nuk shkoj në burgjet që i kontrollon Hashim Thaçi dhe Azem Syla”
- EKSKLUZIVE: TAKOHEN AHMETI DHE THACI, TENSIONE DHE
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi