Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Gruaja në shkencë Empty Gruaja në shkencë

Wed 14 Mar 2012 - 1:56
nderuari Kryetar i Kuvendit, të nderuar deputetë,

Përderisa sot është vendosur që të mbahet një seancë parlamentare për gruan dhe rolin e saj, nuk do mend se pozita e gruas në shoqërinë tonë nuk ka arritur ende në nivelin e dëshiruar. Grupi i grave deputete kishte përmendur disa tema për këtë seancë, ndërsa mua më sfidoi ajo që kishte të bënte me gruan në shkencë.
Shkenca është konsideruar historikisht në mbarë botën si domen i meshkujve. Megjithatë, femrat kanë dhënë kontributin e tyre të padiskuteshëm për shkencën, por për rolin e tyre në këtë drejtim është folur pak, dhe, për aq më tepër, shumë shpesh meritën për punën e tyre e kanë grabitur meshkujt. Storiet e femrave të sukseshme në shkencë tregojnë për pengesat e mëdha në të cilat kanë hasur ato gjatë rrugëtimit të tyre deri te zbulimet historike shkencore dhe këto pengesa u janë shfaqur thjesht pse ishin femra. Një numri të madh të tyre mezi u është lejuar të arsimoheshin, disave u është lejuar të punojnë vetëm nëse punojnë pa pagesë, disave në vend të laboratorit u është lejuar të punojnë vetëm në bodrum. Por, edhe përkundër sfidave të panumërta, shumë gra kanë shkëlqyer në shkencë. Femrat shkecëtare shpeshherë kanë kaluar ditë dhe netë të gjata pune në laboratore për të përfunduar me zbulim epokal, glorifikimin për të cilin do ta merrnin kolegët e tyre meshkuj. Shembull i tillë është Rosalind Franklin, puna e së cilës ishte kyçe në zbulimin e strukturës molekulare të ADN-së. Të dhënat e saj, pa dijen e saj, ju prezantuan Watsonit dhe Crick-ut, të cilëve ju ndihmuan për të plotësuar pjesët e pazgjidhura të mozaikut. Ata arritën të publikonin para saj dhe më vonë të shpërbleheshin me çmimin Nobel për këtë zbulim, ndërkaq që Rosalind Franklinin edhe vdekja e hershme në moshën 37 vjeçare mund ta ketë penguar për marrjen e çmimit. Shembull tjetër është Lise Meitner, e cila është kontribuesja kryesore për zbulimin e fisionit bërthamor që më vonë dërgoi deri te zbulimi i bombës atomike, megjithëtë meritat bashkë me çmimin Nobel i shkuan bashkëpunëtorit të saj Otto Hahn. Shembuj të tillë ka shumë...
Megjithëatë, deri më sot 16 herë gratë janë shpërblyer me çmimin Nobel për fizikë, kimi, fiziologji apo mjekësi, Marie Curie duke qenë e para dhe e vetmja me dy shpërblime Nobel.
Barierat për gruan në shkencë janë prezente edhe sot në botë, ndërkaq te ne edhe më shumë. Në një ambient shumë të vobektë të shkencës në Kosovë dhe në trojet shqiptare në përgjithësi, edhe përfaqësimi i gruas në shkencë është mjaft i zbehtë.
Sot në krahasim me një të kaluar relativisht të afërme mund t’i gëzohemi arsimimit dhe emancipimit të gruas në shoqërinë tonë, por përkundër kësaj numri i profesorëve universitar të gjinisë femrore në raport me ata të gjinisë mashkullore është në nivel të pakrahasueshëm. Në anën tjetër statuti i UP-së është inkurajues në këtë drejtim pasi që parasheh që për zgjedhjen e kuadrit akademik në kushte të barabarta kanë përparësi femrat, por se në praktikë një gjë e tillë nuk vihet re, madje edhe në kushte shumë më të disfavorshme gjasat shumëfish më të mëdha janë për kandidatët meshkuj duke pasë parasysh mundësitë më të mëdha të tyre për lidhje miqësore, partiake etj. që sot janë determinuesit kryesor për avansim akademik.
Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si institucionin më të lartë të shkencës në vend, nuk është asnjë anëtare e rregullt femër.
Puna shkencore për nga natyra e saj është punë e rëndë që do shumë përkushtim, dhunti, por edhe investim në dije dhe në kohë. Gruaja duke qenë të shumtën e rasteve edhe nënë dhe duke pasë parasysh rolin e saj të pakontestueshëm në ngritjen e familjes, medoemos që i duhet energji e madhe për të shkëlqyer në sferën e shkencës. Andaj, konsideroj se për ato gra që kanë ambicije shkencën, në si shoqëri duhet të gjejmë mekanizma që t’ua bëjmë rrugën më të lehtë. Si hap konkret në këtë drejtim propozoj që t’u jipet përparësi barteseve femra të projekteve shkencore apo të caktohet kuota gjatë ndarjes së fondeve për projekte shkencore. Formë tjetër, do të ishte inkurajimi i vajzave që nga shkollimi i ultë, sidomos i atyre me prirje për lëndët e caktuara, nëpërmes fushatave senzibilizuese që do t’i luftonin stereotipet për profesione të caktuara.
Pra, të përpiqemi si shoqëri që të ndërtojmë një ambient të mirë për gruan në shkencë.

Ju faleminderit!

Prishtinë,
9.3.2012

Aurora Bakalli, Deputete e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi