Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zeqiri: Në Tetovë shumë nënave u ndalen paratë për fëmijën e tretë Empty Zeqiri: Në Tetovë shumë nënave u ndalen paratë për fëmijën e tretë

Wed 14 Mar 2012 - 15:10
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) do të kërkojë ndryshimin e nenit 30 të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Deputeti i kësaj partie për “Zhurnal plus”, Izet Zeqiri deklaroi se ditëve të fundit ka marrë ankesa të shumta nga qytetarët e Tetovës të cilët kanë bërë të ditur se paratë për fëmijën e tretë kanë filluar t’ua ndalin disa nënave.

“Duke u nisur nga problemet në të cilat hasin qytetarët në realizimin e të drejtave për fëmijën e tretë dhe pagesave që bëhet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe reagimet e shumta që personalisht më kanë bërë qytetarët e Tetovës ku mbi 110 qytetarëve, gjegjësisht nënave u është marrë e drejta për të marrë para nga ministria 8170 denarë për fëmijën e tretë.

I motivuar nga kjo dhe pas konsultave dhe analizave ne kemi propozuar në Parlament propozim-ligj për ndryshimin e plotësimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve konkretisht të nenit 30 a ku thuhet se të drejtën për të shfrytëzuar para prë fëmijën e tretë mund të marrin vetëm nënat të cilat gjatë kohës së shtatëzanisë i kanë realizuar të gjitha kontrollet shënbdetësore, kontrollet te mjeku në bazë të ligjit”, deklaroi për "Zhurnal plus", deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri.

Ai thotë se me ligj paratë janë dedikuar për fëmijën e tretë dhe kjo duhet të respektohet nga ana e institucioneve shtetërore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi