Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Del nga burgu, pas gjysmë ore plaçkit një bankë Empty Del nga burgu, pas gjysmë ore plaçkit një bankë

Thu 15 Mar 2012 - 18:59
Del nga burgu, pas gjysmë ore plaçkit një bankë Ahjdut-noaLondër, 14 Mars 2012, NOA - Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron...

Ajo çka mund të themi me siguri është fakti se sistemi i dënimeve nuk po arrin të “korrigjojë” sjelljen e të burgosurve.

Adam Ashe sapo kishte kryer një dënim prej dy vitesh (tentoi të vinte zjarr në një zyrë postare dhe u mbrojt duke thënë se ishte një xhest proteste kundër luftës në Irak dhe Afganistan), e po kthehej në shtëpi me autobus.

Në shtëpi, Ashe, nuk mbërriti kurrë, pasi fillimisht mendoi të bënte diçka tjetër.

Ai hyri në një bankë dhe tentoi plaçkitjen e saj, duke i bindur kasierët se ishte i armatosur dhe ato i dhanë të gjithë të hollat.

Megjithatë Ashe nuk kishte vënë re praninë e një makine policie që ndodhej jashtë bankës, ku agjenti Farley sapo e vuri re diçka të tillë u fut në aksion dhe e arrestoi menjëherë Ashe.

Liria e tij duhet thënë se nuk zgjati as 2 orë.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi