I ndaluar nga gjykata ta takojë, djali thyen urdhrin rreh babanë e moshuar
Thu 15 Mar 2012 - 19:00
Durrës, 15 mars 2012, NOA- Një 39 vjeçar nga Gjepalaj i Durrësit është vënë në prangat e policisë nën akuzën se ka dhunuar babanë e tij.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë për agjencinë e lajmeve noa.al, se Gëzim Keçi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.Keçi, 73 vjeç, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës së Durrësit dhënë në fund të muajit shkurt, i cili e ndalonte 39 vjeçarin të kontaktonte të atin.
Lidhur me këtë rast 39 vjeçari Keçi u arrestua ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit e cila vijon dhe hetimet për këtë ngjarje.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi