Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tabletat e gjumit rrisin rrezikun për vdekje të parakohëshme  Empty Tabletat e gjumit rrisin rrezikun për vdekje të parakohëshme

Fri 16 Mar 2012 - 2:06
Tabletat e gjumit rrisin rrezikun për vdekje të parakohëshme  Sleeping-pills-appear-to-be-linked-with-a-higher-death-risk-US-doctors-warn-300x225Tabletat e gjumit mund ta rrisin 5 herë më shumë rrezikun e vdekjes së parakohshme. Sudiuesit thonë se preparate si Diazepami, Temazepami apo qetësues të tjerë rrisin mundësinë e vdekjes së parakohshme, ndërsa shtojnë edhe risqet e prekjes nga kanceri te përdoruesit e dozave të mëdha. Sipas tyre, sa më e madhe doza, aq më i madh është edhe rreziku. Shifrat tregojnë se për ata që marrin doza të vogla (deri në 18 tableta në vit) rreziku i vdekjes së parakohshme është 3.6 herë më i madh në krahasim me ata që nuk i përdorin asnjëherë. Ndërsa te përdoruesit e më shumë se 132 tabletave në vit, rreziku rritet në 5.3 herë. Në Britani, atje ku është kryer edhe studimi, kjo kategori përbën rreth 93 për qind të atyre që u drejtohen farmacive me një recetë mjeku. Gjithashtu, ky grup është 35 % më shumë i rrezikuar nga kanceri. Pavarësisht se studimi nuk arriti të provonte se ishte pikërisht përdorimi i qetësuesve shkaku i vdekjes së parakohshme, shifrat janë alarmante, për më tepër kur flitet për moshën 18-55 vjeç, e cila për arsye ende të panjohura është më e prekur nga efektet. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi