Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Fundjavë me të vdekurin”: E çon shokun e vdekur dhe në klub striptize Empty “Fundjavë me të vdekurin”: E çon shokun e vdekur dhe në klub striptize

Fri 16 Mar 2012 - 15:25
“Fundjavë me të vdekurin”: E çon shokun e vdekur dhe në klub striptize Fundjave-i-vdekur-noaLondër, 16 Mars 2012, NOA - Një person akuzohet se ka kaluar një natë të tërë në shoqërinë e një miku tij të ndarë nga jeta, ku e ka çuar atë në shumë lokale e madje dhe në një klub striptize.

Për tu theksuar është se ai ka arritur të marrë dhe para nga karta e kreditit e personit të vdekur.

Fillimisht shpjegimi i kësaj ngjarje ishte se 43 vjeçari Robert Young, kërkoi që të nderonte për herë të fundit miqësinë me Jeffrey Jarrett, që autopsia e nxori si një person të vdekur si pasojë e një miksi vdekjeprurës që ka konsumuar me përmbajtje droge dhe alkooli.

Ndërsa më vonë, doli dhe një shpjegim tjetër mbi sugjerimin e avokatit të tij.

Young ndryshoi versionin e tij duke u justifikuar se ai nuk e kishte menduar që Jarrett kishte vdekur, por ishte vetëm në gjendje të fikti ose në gjumë dhe si rrjedhojë e ka shëtitur me idenë që nga një moment në tjetrin ai do të zgjohej.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi