Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Televizionet tregojnë interes për telenovelat e TRT-së Empty Televizionet tregojnë interes për telenovelat e TRT-së

Sat 17 Mar 2012 - 3:59
Televizionet tregojnë interes për telenovelat e TRT-së Ezel-noaModa e serialeve turke është futur edhe në Shqipëri, por vetëm muajt e fundit, me seriale si Ezel, Gymysh, Menekshe dhe Halili që transmetohen nga Tv Klan si dhe dy të tjera nga Vizion Plus dhe një nga Albanian Screen

Vazhdon të rritet në nivel ndërkombëtar interesimi ndaj Radiotelevizionit publik turk, TRT. Prodhimet e TRT-së morën notë maksimale nga pjesëmarrësit në Panairin Ndërkombëtar të Transmetimeve Televizive në Stamboll.

Interesi i televizioneve më të njohura të botës ndaj prodhimeve të TRT-së po rritet çdo ditë e më shumë. Programet, emisionet, rubrikat, telenovelat cilësore në veçanti të përgatitura me konceptin e transmetimit të përgjegjshëm po ndiqen me interes në një hapësirë gjeografike shumë të madhe, duke filluar nga Lindja e Mesme e deri në Ballkan.

Në Panairin e Dytë të Transmetimeve Televizive që u organizua në Stamboll doli në pah interesi në nivel ndërkombëtar ndaj TRT-së.

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Zejnel Koç, lidhur me këtë interesim të madh të orientuar drejt TRT-së tha: “Telenovelat tona sot transmetohen në Ballkan, Kaukaz, Azinë Qendrore, madje edhe në Lindjen e Mesme. Kjo nuk duhet parë vetëm si vëmendje e një rajoni të caktuar”.

Në panair të gjitha institucionet e mëdha mediatike morën pjesë me prodhimet e tyre. Kurse TRT-ja ishte një vitrinë ndërkombëtare me telenovelat e saj që vazhdojnë mbajnë të mbërthyer shikuesit përpara ekranit.

Fadi Ismail, drejtues i një kompanie mediatike në Liban, tha: “I ndjekim me interes programet e TRT-së. Më shumë na pëlqejnë televonelat “Osmanët e Dikurshëm” (Bir Zamanlar Osmanlı), “Fluturat e Kaltra” (Mavi Kelebekler). Jemi duke lidhur marrëveshje për këto dy telenovela.

Për vëmendjen e madhe që tregohet jashtë shtetit ndaj telenovelave turke janë të kënaqur edhe aktorët.

Protagonisti i telenovelës “Ligji i Ujkut” (Kurt Kanunu) Ymit Axhar (Ümit Acar) shprehet: “TRT-në unë e vlerësoj shumë në çdo aspekt. Ajo po bën përpjekje dhe progres shumë të madh, po ralizon gjëra të pabesueshme. Unë mendoj se vendi, për të cilin ju flisni se do të arrihet këto kohët e fundit, e keni merituar me kohë”.

Kurse aktori telenovelës “Vitet 80-të” (80’ler), Rasim Ëztekin (Rasim Öztekin) thotë se telenovelën e ndjekin edhe shikues të datëlindjes 1995, kjo të jep një ngrohtësi krejt tjetër, të jep një bukuri të ndryshme. Si rrjedhim po ta shikojmë çështjen nga kjo anë, telenovela ka shanse të hyjë edhe në tregun e huaj”.

Një nga stendat që u vizitua më shumë në këtë panair ishte edhe ajo e telenovelës “Osmanët e Dikurshëm”, e cila numëron ditët e premierës në ekranet TRT.

Aktori i telenovelës “Osmanët e Dikurshëm”, Hazim Kërmykçy (Hazım Körmükçü) thotë: “Për mendimin tim është një diçka shumë me vlerë realizimi i një projekti të tillë në kanalin TRT-1. Ishte shumë e rëndësishme transmetimi i këtij projekti në TRT-1, që njëkohësisht është edhe shkolla që ka nxjerrë një numër të madh artistësh dhe aktorësh.

Kurse aktorja Ëjky Çelik (Öykü Çelik) shprehet me këto fjalë: “Mendoj se projekti do të bëjë shumë bujë, mendoj se shikuesit do të ndikohen shumë nga kjo telenovelë”.

Por në përgjithësi interesi i mediave joturke është rritur shumë vitet e fundit. Në Greqi transmetohen nga televizionet më të mira, disa seriale turke dhe filma turkë, duke u kthyer në më të ndjekurit.

Moda e serialeve turke është futur edhe në Shqipëri, por vetëm muajt e fundit, me seriale si Ezel, Gymysh, Menekshe dhe Halili që transmetohen nga Tv Klan si dhe dy të tjera nga Vizion Plus dhe një nga Albanian Screen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi