Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në shitje qyteti me vetëm një banor Empty Në shitje qyteti me vetëm një banor

Sat 17 Mar 2012 - 4:10
Në shitje qyteti me vetëm një banor F.0315132801658_mQyteti Buford në Wyoming, i cili është qyteti më i vogël në SHBA dhe ka vetëm një banor, më 5 prill do të dalë në ankand, ndërsa çmimi fillestar është 100.000 dollarë.
Don Sammons, kryebashkiaku, pronari i dyqanit dhe pompës së benzinës dhe banori i vetëm i Bufordit, ka vendosur që të shpërngulet dhe ta shesë qytetin.

“Kam pasur jetë të mirë këtu me familjen time. Kjo është një ditë e pikëlluar, por edhe shumë interesante, një kaptinë e re në jetën time. Jam i gatshëm për këtë”, ka thënë Sammons.

Qyteti ka rreth katër hektarë, ku ndodhet një shtëpi tredhomëshe, pompa e benzinës, dyqani dhe ndërtesa e shkollës së dikurshme.

Buford është themeluar në vitin 1866 dhe aty kanë jetuar punëtorët që e kanë ndërtuar hekurudhën së bashku me familjet e tyre. Asokohe ka pasur rreth 2.000 banorë. Mirëpo, pas ndërtimit të hekurudhës ata janë shpërngulur.

Sammons ka jetuar në këtë qytet me familjen e tij, mirëpo pas vdekjes së gruas dhe shpërnguljes së djalit, ka mbetur vetëm. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetmuar, sepse gjatë verës qytetin e vizitojnë rreth 1.000 njerëz në ditë, ndërsa gjatë dimrit rreth 100. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi