- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Vizita e Ramës në SHBA
Sat 17 Mar 2012 - 20:13
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë të Universitetit të Nju Jorkut dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork.
Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar, Edi Rama u ndal posaçërisht tek nevoja për ndryshim në Shqipëri dhe programi i PS për “një Rilindje Shqiptare”.
Në fjalën e tij kryetari i PS-së, Rama nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të sjelljes së qeverisë dhe një ndryshim të cilësisë së qeverisjes.
Pyetjes se një prej të pranishmëve se pse nevojitet taksa progresive në Shqipëri, kryesocialisti Rama iu pergjigj me
Taksa e sheshtë është thjesht një abuzim, kjo është e vërtetë teorike dhe është e vërtetë praktike në Shqipëri. Është e pamundur që një infermiere të jetë e detyruar sot të paguajë më shumë taksa se doktori kryeministër
Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste shembuj konkretë.
“Taksa e sheshtë është thjesht një abuzim, kjo është e vërtetë teorike dhe është e vërtetë praktike në Shqipëri. Është e pamundur që një infermiere të jetë e detyruar sot të paguajë më shumë taksa se doktori kryeministër”, tha Rama.
Geri Kokalari pyeti se çfarë do të bëjë Edi Rama ndryshe nga Sali Berisha për pavarësinë e institucioneve?
“Unë mund t’ju them me siguri atë që ne nuk do të bëjmë. Ajo që ne nuk do të bëjmë është të ndërhyjmë në punën e institucioneve të tjera kushtetuese. Nuk do të ndërhyjmë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk do të kërkojmë kurrë nga gjykatësit të mos japin drejtësi. Kjo nuk është thjesht diçka e bazuar në fjalë, por është e bazuar në fakte. Ne kemi fakte që provojnë se në opozitë ne jemi sjellë ndryshe nga qeveria për të njëjtat çështje. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi imunitetin e 3 deputetëve tanë për të hetuar ngjarjet e 21 janarit dhe ne jo vetëm që nuk e kundërshtuam këtë, por votuam pro heqjes së imuniteteve”, deklaroi Rama.
Pyetjes se një ish të përndjekuri se cfarë programi ka Partia Socialiste për këtë shtresë, kryetari i Partisë Socialiste iu përgjigj:
“Ne jemi të angazhuar për të pasur një tjetër qasje përballë kësaj shtrese. Jo bazuar për nevojën për të marrë votat e tyre, por të bazuar në bindjen se kjo është një çështje e drejtësisë shoqërore. Kemi ngritur një grup pune që drejtohet nga një zonjë e re, e cila është vajza e një ish të burgosuri politik, që e ka vuajtur personalisht persekutimin politik,dhe e cila në bashkëpunim me të tjerë që janë po ashtu nga ky grup, është duke udhëhequr punën për Programin. Ne do të përfshijmë propozimet e tyre në Programin tonë dhe do të angazhohemi për çdo propozim që do të jetë i mundur sipas këndvështrimit tonë”, u përgjigj Rama.
Rama takon Bell: Do të bëjmë buxhet realist
Kryetari i Partisë Socialiste njoftoi përmes rrjetit social Twitter se ka biseduar në New York me ekspertin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Gerwin Bell ku është njohur me shqetësimet e këtij të fundit për ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore gjatë dy muajve të parë të vitit.
“Konsulte shumë e kënaqshme në NY me Gerwin Bell nga FMN. Domosdoshmëri për politika realiste ekonomike dhe fiskale. Në fokus ulja e borxhit,” tha Rama.
“Rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit [është] një nevojë që duhet trajtuar sa më parë” shtoi Rama.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka mbyllur misionin e vet permanent në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2009, por ka vijuar të mbajë nën vëzhgim të hollësishëm të dhënat e ekonomisë shqiptrare. Gerëin Bell ka mbuluar Shqipërinë për FMN-në gjatë viteve të fundit, fillimisht si zyrtar me qëndrim permanent në Shqipëri dhe më pas në distancë. Ai ka këmbëngulur disa herë gjatë viteve të fundit për politika ekonomike realiste dhe për luftë më të madhe të qeverisë kundër deficitit të lartë buxhetor e rritjes së borxhit publik.
Në vizitën e tij të fundit në Shqipëri, ai sugjeroi rritje të taksës së sheshtë nga 10 për qind që është aktualisht në 12-15 për qind, gjë që mund të sigurojë rritje të të ardhurave dhe ulje të shpenzimeve buxhetore.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi