Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kurti:Kosova dhe Serbia nuk janë shtete normale Empty Kurti:Kosova dhe Serbia nuk janë shtete normale

Sun 18 Mar 2012 - 13:05
Kurti:Kosova dhe Serbia nuk janë shtete normale Albin-Kurti-Tirane-NOA1-300x203

Kosova nuk është shtet normal, sepse është shtet i dobët me protektorat ndërkombëtar e pa ushtri të vetën. Por, as Serbia nuk është shtet normal, sepse ajo nuk distancohet dhe as nuk ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale. Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti mbledhjen katër të Këshillit të Përgjithshëm. Me këtë rast u tha se kjo lëvizje angazhohet që shteti i Kosovës të funksionojë ashtu siç duhet, dhe populli e shoqëria të jenë të lirë e të zhvilluar me barazi e drejtësi të garantuar.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur rreth situatës politike dhe ekonomike në vend, ritheksoi edhe njëherë se popullit i duhet zhvillim ekonomik, ndërsa Kosova nuk ka nevojë që t`i ndryshohet emri dhe t`i vihet në dyshim shtetësia. Sipas Kurtit, Kosova, po as Serbia nuk janë shtete normale, ndërsa dialogun në Bruksel ai e quajti proces të normalizimit të raporteve ndërmjet këtyre dy vendeve.

“Kosova nuk është shtet normal, sepse është shtet i dobët me protektorat ndërkombëtar e pa ushtri të vetën, me Mitrovicën e ndarë dhe me varfërinë më të madhe ne Evropë. Por, as Serbia nuk është shtet normal, sepse ajo nuk distancohet dhe as nuk ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale dhe nuk heq dorë nga strukturat ilegale në Kosovë dhe nga planet antishqiptare të saj”, tha Kurti.

Ndërsa, rreth paralajmërimit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes tha se me këtë gjest, Serbia po ia dikton agjendën e saj të brendshme Kosovës dhe po e i jep guxim Maqedonisë për të ushtruar terror ndaj shqiptarëve atje.

“Për të qenë edhe më keq se kaq, dobësimi i shtetit të Kosovës duket se po e trimëron edhe Qeverinë e Maqedonisë me ekspeditat e saj shoviniste antishqiptare kundër shqiptarëve autokton në Maqedoni”, potencoi Albin Kurti.

Kurti, veç tjerash, kritikoi Qeverinë e Republikës së Kosovës edhe për privatizimin, siç tha ai, të dështuar, ngecjen e zhvillimit ekonomik në vend, rritjen e varfërisë, kompromiset e arritura me Serbinë, që sipas tij, Serbia ende po përfiton në kurriz të Kosovës.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm e lëvizjes Vetëvendosje mbahet çdo tre muaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi