Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qitësja më e vjetër në botë Empty Qitësja më e vjetër në botë

Sat 24 Mar 2012 - 3:20
Qitësja më e vjetër në botë QitesjaNë moshën 78-vjeçare, shumica e pensionistëve kanë nevojë për syze për të lexuar gazetën.

Por, diçka e tillë nuk ndodh me një gjyshe indiane, e cila me një pistoletë prej 2 mijë eurosh në dorë, është në gjendje të godasë numri dhjetë në një tabelë të vendosur 100 metra larg.

Bëhet fjalë për Chandro Tomar, e cila besohet se është qitësja më e vjetër profesioniste në botë.

78-vjeçarja, e cila ka rritur gjashtë fëmijë dhe ka 15 nipër e mbesë mund të krenohet me faktin se ka fituar 25 herë kampionatin kombëtar dhe se trofeu i saj i fundit ka ardhur vetëm disa muaj më parë.

”Gjithmonë kam dashur të bëj diçka të vlefshme me jetën time dhe t’i tregoj njerëzve aftësitë e mia. Sapo mora në dorë pistoletën e parë, u dashurova me qitjen dhe i tregoj njerëzve se fakti që jam e moshuar nuk më sjell asnjë disavantazh. Me përqendrim, mund të bësh gjithçka, pavrësisht moshës”.

Dhjetë vjet më parë, Chandro dërgoi njërën nga mbesat e saj në një skuadër lokale qitjeje në një fshat të Utar Pradeshit. Siç ndodh ndonjëherë në mënyrë të pashpjegueshme, qitja ishte e trashëguar edhe në kodin gjenetik të mbesës, me të cilën 78-vjeçarja do të ketë mundësinë që të përballet në kampionatin kombëtar.
Qitësja më e vjetër në botë Qitesja3Qitësja më e vjetër në botë Qitesja4
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi