Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çmimet e pronave si deformim shqiptarçe Empty Çmimet e pronave si deformim shqiptarçe

Sun 25 Mar 2012 - 17:35
Nga Alban SEJDINI

Të blesh një apartament apo, më keq, një mjedis për biznes apo truall për ndërtim në Tiranë, përreth kryeqytetit apo në zonat bregdetare kushton sa qimet e kokës. Mirë pronarët e vjetër dhe të rinj të zonave të Bllokut apo prapa Piramidës, që kuptojnë vetëm qindmijëshet e eurove, po edhe fshatarët e Karpenit, Dhërmiut e Borshit nuk të flasin me gojë pa 100 e më lart euro për metër katror trualli afër detit. Ndoshta të gjithë këta së bashku kanë pësuar ndonjë amnezi të plotë cerebrale, sepse qytetarëve u duket sikur janë pronarë pasurish të patundshme në Milano e Vjenë, ndërsa fshatarët mendojnë se zotërojnë troje buzë detit Egje. Sikur të mos parashikohej ndëshkim nga ligji, do të ishte mirë që këtyre njerëzve t’u futeshin nja dy shpulla të mira për t’i risjellë me këmbë në baltën, që dikur ishte më e ëmbël se mjalta e që tani është thjesht baltë.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen, zona e ish-Bllokut dhe e gjithë hapësira tashmë vetëm gjysmërezidenciale, që fillon nga prapa Piramidës e deri ngjitur me Stadiumin “Qemal Stafa”, janë dy zonat më prestigjioze të kryeqytetit të shqiptarëve. Ato përbëjnë prej disa vitesh qendrën e re të Tiranës, sepse ajo e vjetra është kthyer faktikisht në periferinë e tyre, duke shërbyer si pikë fundore e shkarkimit të humanëve nga disa linja të transportit urban e ndërkombëtar. Diferencat janë vërtet të dukshme midis qendrës së re dhe qendrës së vjetër, duke filluar që nga lëkura e fytyrës, qethja, veshja, dialekti dhe madje ecja në rrugë e njerëzve për të mbaruar me rregullin dhe atmosferën neoborgjeze. Megjithatë ky nuk mund të jetë justifikim që një apartament “ke rrugica e Salës”, në rrugicat paralele me të apo në pallatet e ndërtuara në Bllok të kushtojë diku tek 3000 apo më shumë euro për metër katror. Pa u marrë fare me cilësinë në vetvete të ndërtimeve, kjo ndodh në një kryeqytet, ku janë me shumicë të punësuarit të cilët paguhen për një vit me aq sa kushton vetëm 1 metër katror në qendrën e re të Tiranës. Kjo ndodh në një kryeqytet, që ka dhënë prova se mund të shpërbëhet tërësisht në raste mitingjesh, zgjedhjesh apo ndeshjesh. Kjo ndodh në një kryeqytet ku ministri i Shëndetësisë parapëlqen t’i kurojë në spitalin privat dhe jo atë shtetëror plagët e marra nga aksidenti i shkaktuar nga shkelja e rregullave të qarkullimit prej automjetit të tij zyrtar. Kjo ndodh në një kryeqytet, ku shumica e politikëbërësve i çojnë fëmijët e tyre jashtë shtetit me studime, ndërsa fëmijët e të tjerëve i rrasin me tre turne nëpër klasa dhe auditore si sardelet në konservë. Kjo ndodh në një kryeqytet, ku nuk mund të gogësish dot në rrugë, sepse menjëherë të çahen mushkëritë nga dheu në ajër apo nga gazrat e lëshuara nga skapamentot e qindra-mijëra automjeteve. Madje as rrobat me ngjyrë të çelur nuk mund t’i veshësh në këtë soj kryeqyteti, sepse ato bëhen si magnet për zhulin, pisllëkun e ndyrësinë e mjedisit dhe njerëzve përreth. Një njeri me mend në kokë nuk investon kursimet e dy-tre jetëve apo nuk fundoset me kredi bankash, për të jetuar në qendrën e re të Tiranës.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen, Shqipëria ka ende disa plazhe të lezetshme, aspak të jashtëzakonshme, por thjesht të paprekura nga dora e shqiptarit dhe që mund të shfrytëzohen për lloje të ndryshme turizmi. Bëhet fjalë, për shembull, për disa zona të harruara midis Kavajës e Lushnjës apo për disa hapësira çuditërisht të lira në rivierën e jugut. Plazhet janë të pastra, ajri po ashtu… Dhe kaq! Në këto zona, ku pronarët apo pushtuesit e tokave flasin me njëqindëshe euro, ndonjëherë nuk të kapin as valët e celularit, jo më të të vijë në kohë ambulanca për të të çuar prapë në kohë në një spital me kushte të pranueshme. Në këto zona duhet të jesh magjistar, për të nxjerrë nga cilindri ndonjë argëtim të përshtatshëm gjatë ditës dhe sidomos gjatë natës. As në këto zona nuk mund të ushtrosh sportin e peshkimit, sepse peshqit parapëlqejnë grepin dhe rrjetën e italianit, grekut apo kroatit në vend të dinamitit, korrentit apo kimikateve çoroditëse të shqiptarit. Në këto zona duhet të jesh i lindur me këmishë, që të mos rrethohesh nga borgjezia e shëmtuar shqiptare, e cila edhe qejfin e bën me prepotencë për t’u dukur tek të tjerët se po bën qejf. E natyrisht që në këto zona, në mungesë apo për faj të shtetit, duhet të ruash edhe kokën, sepse prona e blerë mund të mos jetë në rregull me letrat ose rastësisht mund t’i pëlqejë ndonjë të forti muskuloz, me lek ose politik. Meqë shqiptarëve u kanë ngelur vetëm brekët këto kohë, të huajt duhet t’i gënjesh që të mund t’ua futësh duke u shitur ndonjë pronë të patundshme në brigjet e Adriatikut apo Jonit.

Çmimet e çmendura në tregun e pasurive të patundshme në Shqipëri janë një trashëgimi e drejtpërdrejtë e bollëkut të parave gjysmë të pastra dhe fare të pista, të cilat qarkulluan në mënyrë informale gjatë periudhës së socialistëve dhe demokratëve deri në vitin zgjedhor 2009. Pallatet shiteshin që në themele, duke sjellë për pasojë betonizimin e Tiranës e plazhit të Durrësit, si edhe shtimin e shumëkatësheve në qytetet e tjera kryesore. Ama deformimi i çmimeve dhe numrit të firmave të ndërtimit nuk eci dorë për dore me rritjen e cilësisë së ndërtimeve, përpilimin e planeve të përshtatshme të zhvillimit urban me mbështetjen e shtetit nëpërmjet ofrimit të shërbimeve kryesore, që ndikojnë në cilësinë e jetës për banorët. Qeveritarët u kënaqën së mburruri vetëm me rritjen vërtet të vrrullshme ekonomike, por krejtësisht dritëshkurtër dhe fare pa vizion për të ardhmen afatmesme, të cilën është votuesi popull që po e mban sot mbi shpatulla, ashtu si zakonisht në këto vite pluralizmi. Bollëku i parave është zhdukur ose kanalizuar në disa duar. Qindra firma ndërtimi lëngojnë në prag të falimentimit. Hapësira të lira për ndërtim nuk ka më, prandaj ato duhen krijuar në mënyrë që të jepet ndonjë leje ndërtimi. Të fortët janë bërë më të fortë, të dobëtit janë bërë më të shumtë në numër. Kjo i jep fatkeqësisht zemër qendrës së re të Tiranës apo atyre zonat bregdetare, që tashmë u duket vetja edhe më të vlefshëm nga sa janë në të vërtetë. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi