Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nënës më fatkeqe në botë i kthehet buzëqeshja Empty Nënës më fatkeqe në botë i kthehet buzëqeshja

Mon 26 Mar 2012 - 3:18
Nënës më fatkeqe në botë i kthehet buzëqeshja Mia-300x268Një grua në Britani ka mundur t’i gëzohet fëmijës së saj të parë atëherë kur i kishte humbur përfundimisht shpresat. Pas 13 vjetësh përpjekje dhe 16 fëmijësh që nuk mundën të mbijetonin, Maria Pridmore ka sjellë në jetë krijesën e saj duke u ndihmuar nga një dozë aspirine në ditë.

Infermierja 32-vjeçare e ka përjetuar ferrin e humbjes së një fëmije 16 herë: ka pasur 14 aborte, një fëmijë që lindi i vdekur dhe një tjetër që jetoi vetëm dy javë.

Tashmë Maria nuk e sheh më veten si gruaja më fatkeqe në botë. Ajo dhe partneri i saj mund t’i gëzohen ëngjëllit të vogël që e kishin pritur për vite me radhë.

“Të jesh nënë është shumë më bukur nga sa e kisha imagjinuar. Pas aborteve dhe dy fëmijëve të vdekur i kisha hequr shpresat se diçka e tillë mund të ndodhte”.

Maria dhe partneri i saj, John Foran, kishin vite që përpiqeshin të bëheshin me fëmijë, por sa herë Maria ngelte shtatzënë, shumë shpejt gëzimi kthehej në dëshpërim.

“Ishte një tmerr. Ta përjetosh çdo herë nga e para të njëjtin makth, ishte një agoni e pafund. Por, ne ishim
Nënës më fatkeqe në botë i kthehet buzëqeshja Tombs-300x180të vendosur të vazhdonim ta provonim”, thotë John.

Në vitin 2003, çifti u përball me lindjen e një fëmije të vdekur, vajza e tyre Shanon, të cilës ia kishin vënë emrin pa lindur akoma.

Gjashtë vjet më vonë, zonja Pridmore solli në jetë vajzën tjetër, Kia. E lindur para kohe, Kia mundi të jetonte vetëm dy javë.

Humbjet e njëpasnjëshme të fëmijëve e përkeqësuan shëndetin e Marias, e cila pësoi dy herë atak, ende pa i mbushur të tridhjetat. Në fund, ajo dhe i shoqi morën vendimin e vështirë për të hequr dorë nga ëndrra për të pasur një familje.

Por shumë shpejt, Maria mësoi se ishte sërish shtatzënë . Frikës së saj që i vriste shpresat iu bashkua edhe dignostikimi me një sëmundje dhe një infeksion, kombinimi i të cilave do të bënte që bebja në barkun e saj të mos furnizohej me ushqim.

Annette Briley, një mami në qendrën e bamirësisë “Tommy”, e këshlloi Marian të merrte çdo ditë një tabletë aspirine, ndërsa bënte edhe dy injeksione për hollimin e gjakut dhe i ishte rekomanduar që të gjithë shtatzëninë ta kalonte në shtrat.

Maria pati komplikacione pak ditë para datës që fëmija pritej të vinte në jetë. Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe solli në jetë Mian, një vogëlushe e shëndetshme.

“Kjo që ndodhi na mëson se kurrë nuk duhen humbur shpresat”, thotë Maria, teksa mban në krahë dhuratën më të çmuar që mund të marrë një grua. / Gazmira Ndoja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi