Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Larja me pastë, i mbron dhëmbët 400% nga prishja e tyre Empty Larja me pastë, i mbron dhëmbët 400% nga prishja e tyre

Tue 27 Mar 2012 - 18:22
Keni harruar furçën e dhëmbëve? Ky nuk duhet të jetë një justifikim për të mos i larë ata pas ngrënies. Pasi mjafton t’i masazhoni vetëm me pastë, për të siguruar mbrojtje të tyre nga prishja me një nivel mbi 400%.Një fakt të tillë e ka konkluduar një hulumtim suedez, nga Universiteti i
Goteborgut.“Larja e dhëmbëve me pastë, duke përdorur gishtin si masazhues, mund të jetë një metodë po aq efektive sa larja e tyre me një furçë dhëmbësh dhe një pastë të zakonshme”, tha Anna Nordstrom, studiuese e këtij universiteti.

Gjithsesi, sipas saj, kjo metodë nuk duhet të zëvendësojë furçën tradicionale, ose përdorimin e furçës me pastë dhëmbësh në mëngjes dhe në mbrëmje.

Një seri studimesh mbi efektivitetin e përdorimit të pastës së dhëmbëve dhe higjienën orale, e iniciuar nga hulumtuesit suedezë të lartpërmendur, zbuloi se ata që ka përdorur pastë dhëmbësh e kanë zgjeruar mbrojtjen e dhëmbëve të tyre në një nivel të katër-fishtë. Kjo në krahasim me ata që nuk e përdorin atë.

Një rezultat i ngjashëm u arrit, gjithashtu duke përdorur edhe metodën e masazhit me një pastë dhëmbësh standarde, pasi kjo ju mundëson për të mbajtur fluorin në pllakën dentare.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi