- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Eugen Qose: Bashkëpunimi im me Roberto Cavall-in
Tue 27 Mar 2012 - 18:29
TIRANE - Ai është Eugen Qose, është 26 vjeç, ka lindur në Kolonjë të Lushnjës ku ka mbaruar studimet e mesme dhe prej vitit 2005 jeton në Itali ku mbaroi dhe studimet për arte të bukura në Firence. Prej afro një viti po bën BOOM-in e tij me fotografitë e modeleve dhe të modelëve që po pushtojnë kopertinat e para të revistave mjaftë të njohura të modës si “Vogue”, “Luisaviaroma”, “Love Sex Dance Magazine”, “Vogeli”, e shumë të tjera. Në një bisedë me të mësojmë se ai e ka shumë pasion fotografinë, aq shumë sa vetëm për të arritur një punë të mirë ka blerë rreth 70 mijë euro pajisje si: aparate fotografikë, kompjutera, ndriçues, gjithçka që i duhet një fotografi profesionist. Ai pohon se ka qenë i lidhur me fotografinë që në Shqipëri, edhe falë babait të tij, Agimit, që e ka përkrahur shumë...Këtij pasioni Eugeni i ka kushtuar jo vetëm orë të tëra pune, por edhe “pasurinë” e tij, të cilën e ka vendosur gjatë kohës që ka kryer punë të ndryshme në këto shtatë vjet të qëndrimit të tij në Firence të Italisë.
Kur keni shkuar në Itali dhe cila ishte arsyeja që ju çoi përtej Adriatikut?
Kam shkuar në Firence të Italisë në vitin 2005 për të studiuar në Universitetin e Arteve në Firence, në degën arte vizive. Shkova sepse doja të studioja, të isha dikushi në fushën e fotografisë pasi këtë e kam pasur pasion që në fëmijëri. Vetëm gjatë kohës së Akademisë, kur disa shokë si dhe pedagogë më thanë që qenke i mirë në fotografi, unë e mora seriozisht edhe pse e kam pasur pasion fotografinë. Më pas kur fillova që të bëj publike disa nga fotografitë e mia, jo vetëm shokët e miqtë në Itali, në Firence, por edhe figura të njohura të artit e fotografisë më bënin komplimente, ndaj mendova që ta merrja seriozisht e të investoja në këtë fushë.
Si arritët në shtëpinë e modës “Luisaviaroma”, një ndër më të famshmet në botë përsa i përket fushës së modës?
Njoha një djalosh të ri në Firence, që tashmë jemi kolegë dhe ortakë në biznes, Emanuele Palchetti. Ai e pëlqeu shumë punën time dhe filloi të më njihte me persona që ishin kompetentë në fushën e fotografisë. Kur panë punët e mia më afruan punë në shtëpinë e modës “Luisaviaroma”. Punoj 10 orë në ditë për gjashtë ditë të javës.
Çfarë bëhet në këtë shtëpi mode?
Emra të njohur të modës si Roberto Cavali e shumë të tjerë kur bëjnë promovime të punëve të tyre vijnë në Firence, në këtë shtëpi mode. Është një ndër më të njohurat në botë.
A e njihni Roberto Cavalin, e keni takuar, keni bashkëpunim me të?
Roberto Cavalin e kam njohur në një bar, kur u bë një festë, pasi djalin e tij Danielen e kam shok dhe jemi në përfundim të një bashkëpunimi shumë të ngushtë. Daniele me aprovimin e të atit, Robertos do të hedhë në treg një linjë të re veshjesh për meshkuj dhe sigurisht që fotografitë do të bëhen prej meje.
Më tregoni disa nga revistat e modës që kanë botuar fotografitë tuaja, cilat janë ato?
E para njëherë është “Luisaviaroma” ku dhe unë jam i punësuar, pastaj vijnë me radhë “Vogue” që del në Rusi, Vogeli Serbia, Love Sex Dance Magazinë dhe shumë të tjera. Fare mirë mund t’ju them disa linqe në website dhe mund t’i shikoni fare mirë jo vetëm punët që unë kam kryer, por edhe ato që kanë botuar revistat e modës. (http://www.eugenioa ndemanuele.com/, www.lovesexdance magazine .com)
Nga vjen ky inspirim kaq i madh për fotografinë?
Inspirimi im vjen nga figura të njohura të fotografisë botërore, nga profesionistë të vërtetë të saj si Mert & Marcus, Steven Meisel, Marios Testino, etj.
Cilët janë disa nga modelet apo modelët që keni fotografuar, nga ata që kanë emër në fushën e modës?
Si fillim kam fotografuar Miss Serbinë, që e kam pasur edhe shoqe kursi në shkollën e lartë në Firence, Luca Spataro që ka kryer edhe reklamën e Gillete, Magda Gomes një show girl shumë e njohur në tv italiane e shumë të tjerë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi