Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Aksionerët e Apple shpërblehen për besnikërinë Empty Aksionerët e Apple shpërblehen për besnikërinë

Tue 27 Mar 2012 - 20:19
Aksionerët e Apple shpërblehen për besnikërinë 52738Kur Anton Marinovich mbushi 18 vjeç, gjyshja e tij i dhuroi 1 mijë dollarë me kushtin që ti investonte në bursë. Ai zgjodhi kompaninë Apple Inc. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, investimi i tij tashmë vlen 240 mijë dollarë dhe i sjell atij rreth 1 mijë dollarë fitime çdo tre muaj.

“Është shumë bukur,” thotë Marinovich. “Kam dëgjuar për shumë njerëz në Silicon Valley që përballen me një fat të madh por nuk e mendoja kurrë se do të më ndodhte edhe mua.”

Gjatë vitit të fundit aksionet e Apple u rritën në vlerë me 77 % ndërsa për aksionerët fillestarë, kjo kompani është tashmë një kult.

Marinovich së bashku me të fejuarën e vet posedojnë dy iPhones, dy MacBooks, një iPad dhe 400 aksione të Apple.

Shumë aksionerë besnikë i blenë aksionet vite më parë, kur ato kushtonin pak dollarë. Ata i mbajtën aksionet falë dashurisë që kishin për kompaninë dhe produktet e saj, por tashmë po shpërblehen nga çmimi aktual i aksioneve që është rreth 600 dollarë copa dhe nga paratë e thata të kompanisë që arrijnë në mbi 100 miliardë dollarë.

Disa dhjetëra aksionerë individualë të Apple të intervistuar nga Reuters thonë se po i shpenzojnë paratë në pushime të shtrenjta. Praktikisht asnjëri prej tyre nuk ka në plan t’i shesë aksionet tani shpejt.


(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi