Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë Empty Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë

Wed 28 Mar 2012 - 1:14
Më 17 maj nuk do të ketë paradë gay në Tiranë, as Ricky Martin nuk do të vijë Ricky-martinMë datën 17 maj nuk do të ketë një paradë gay si ato që shpesh bëhen në disa vende të botës dhe as këngëtari i famshëm gay Ricky Martin nuk do të vijë në kryeqytetin shqiptar.

Këtë pohim e konfirmojnë burime zyrtare nga Ambasada Pink dhe organizatat joqeveritare të cilat mbrojnë të drejtat e LGBT në Shqipëri, raporton noa.

Media të ndryshme kishin shkruar më herët se në Tiranë mbërrin më 17 maj, Ricky Martin, madje citohej një komunikatë, që zyrtarë nga organizatat e mësipërme thanë se nuk ekziston.

Ndërkohë organizatat e mësipërme kanë bërë të ditur të shtunën se nuk do të ketë në fakt më datë 17 maj në Tiranë një paradë gay. Ajo që do të ndodhë në atë datë është një manifestim me flamurin simbol të këtyre organizatave LGBT, për të shpalosur kërkesën për respektim të të drejtave të kësaj shtrese sociale.

Disa njerëz kishin aluduar se në Tiranë do të zhvillohej një paradë me gay të zhveshur, duke bërë paralele me disa aktivitete në botë, të publikuara në televizione ku janë shfaqur gay të cilët kanë protestuar për të drejtat e tyre.

Me heret keto dite, tha se më 17 maj homoseksualët shqiptarë, sikurse ndodh në disa vende të tjera botës, do të marshojnë për plotësimin e të drejtave të tyre, duke qenë se kjo datë përkon me Ditën Botërore Kundër Homofobisë.

Në qershor të vitit 2011 vendi ynë ka marrë pjesë për herë të parë në paradën më të madhe të homoseksualëve në Europë, ku është valëvitur edhe flamuri shqiptar. Një grup shqiptarësh, pjesë e komunitetit LGBT, kryesisht të rinj e të reja që jetojnë në Itali, përfaqësuan Shqipërinë në “Europride 2011”, parada më e madhe europiane e homoseksualëve, lesbikeve, transgjinorëve e biseksualëve, e cila u zhvillua në Romë, Itali./NOA/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi