Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 gjërat që i nevojiten pamjes së një dhëndëri Empty 10 gjërat që i nevojiten pamjes së një dhëndëri

Sun 1 Apr 2012 - 2:57
Duket se gjithë industria e modës i është përkushtuar femrës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ditën e shënuar të jetës së tyre, martesës. Por këtë herë kemi vendosur t’u sjellim një manual dedikuar stilit të veshjes për një “dhëndër” , raporton noa.al. Cilët janë aksesorët që duhen përdorur ditën e martesës së tyre dhe cilat janë ato të cilat përdoren gabim.1.KostumiSmoking është një veshje meshkujsh perfekte për darka të rëndësishme, por jo për ceremoninë e tyre të dasmës. Kjo veshje mund të përdoret vetëm për një ceremoni formale. Një kostum klasik dhe elegant do të ishte një zgjedhje e mirë. Por kujdes! Kostumi asnjëherë nuk duhet të jetë me dopio petë.

2. Ngjyra

E preferuara për ditën tuaj të dasmës do të ishte ngjyra gri dhe tonet e saj, por deri diku tolerohet edhe bluja. Këto janë ngjyrat që u shkojnë përgjithësisht meshkujve dhe i bëjnë më tërheqës atë ditë. Por nuk mund të mos lëmë pa përmendur edhe ngjyrën e bardhë. I tillë ishte edhe kostumi që sportisti David Beckham kishte zgjedhur ditën e tij të dasmës.

3. Copa e zgjedhur

Pëlhurat dhe materialet e mëndafshta janë copat ideale për veshjen e një dhëndëri. Bëni shumë kujdes kur përzgjidhni kostumin tuaj. Nuk është aspak e tolerueshme një xhaketë e trashë, edhe pse mund të jetë dimër. E njëjta gjë vlen edhe për teprimin me detaje dhe dekoracione. Një kostum dhëndërie duhet të ketë sa më pak të tilla.

4. Këmisha

Një dhëndër është bërë zakon ta shohim me këmishë të bardhë. Por kjo tashmë nuk është më tendencë. Luajtja me ngjyrat, sigurisht pa e tepruar, do t’u sillte me më shumë klasë dhe sharm në ditën e dasmës.

5. Pantallonat

Duhet të keni parasysh se atë ditë çdo gjë nuk duhet të tregojë një veshje të zakonshme. Pantallonat e dhëndrit, edhe pse në pamje të parë duket se nuk do të jenë aq të dukshme për shkak të xhaketës, patjetër duhet të jenë elegante. Loja me ngjyrat dhe nuancat duke i kombinuar me xhaketën është gjithmonë e suksesshme.

6. Kravata

Kravata duhet të jetë klasike, por në varësi të kostumit. Mundësisht në nuancat e grisë dhe të argjendit. Kujdes me përdorimin e kravatave të zyrave dhe takimeve. Atë ditë duhet me patjetër të jetë një preje elegante.

7. Këpucët dhe rripi

Është e rëndësishme që këpucët dhe rripi të jenë të kombinuara. Ato duhet të jenë mat dhe jo me shkëlqim. Rripi duhet të jetë i thjesht për të shmangur rënien në sy, ndërsa këpucët jo me shumë majë.

8. Aksesorët

Nuk jemi mësuar ta shohim dhëndrin me aksesor. Por tashmë këto gjëra kanë ndryshuar. Një orë elegante apo edhe një shami me pak dantellë do të ishin aksesorët e përshtatshëm për atë ditë. Por kujdes, pavarësisht tipit që jini, shmangni pirsing në çdo pjesë të fytyrës. 9. Pak “make-up”

Make-up sot nuk përdorin vetëm femrat. Aq më tepër nëse atë ditë jeni shumë të zbehtë, pak make-up do ju vinte në ndihmë. Por kujdes, mos e teproni. Pak pudër dhe jo shumë ngjyrë e zënë.

10. Flokët, qimet në fytyrë dhe... vetullat

Nuk kanë rëndësi se si, por duhet të duken të rregullt. Flokët janë një gjë e dukshme e dhëndrit atë ditë. E njëjta gjë vlen edhe për rruajtjen e fytyrës. Asnjëherë një dhëndër nuk mund të paraqitet me një mjekër të çrregullt. Sa për vetullat, të rregullojmë ndonjë defekte, por të jenë të kujdesshëm për të shmangur hollimin. Një vetull e hollë i takon nuses........

e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi