Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Binni
Binni
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 293
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Mendjen Tuaj!!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/02/2010

Noizy nxehet në Zvicër Empty Noizy nxehet në Zvicër

Wed 21 Apr 2010 - 23:11
Koncerti i fundit i rep këngëtarit Noizy në Zvicër, do të mbahet mend shumë gjatë. Përveç biletave të shitura në numër rekord, atmosfera e krijuar nga këngëtari atje me hitet e tij ka qenë vërtetë e nxehtë.
Si për fillim, Noizy para publikut është paraqitur i veshur, ndërsa me kalimin e kohës kur dhe atmosfera ka kaluar në temperatura të larta, koha e mirë verore dhe femrat e bukura përrreth, e kanë bërë këngëtarin që të zhvishet dhe të vazhdojë programin e tij.
Me këtë rast ka filluar ekzaltimi i fanseve femra, të cilat nuk janë përmbajtur në asnjë moment.
Afrimi pranë këngëtarit ka qenë e pamundur, pasi skena ku ka performuar ai në diskotekën “Rinora 4” ka qenë e lartë ndërsa sigurimi shumë strikt, gjë që ka bërë të pamundur ngjitjen e tyre. Përveç tatto-ve dhe trupit në formë, gjatë performancës Noizy ka treguar edhe të brendshmet firmato “Calvin Klein”, ndërsa xhinset e lëshuara poshtë janë pjesë e stilit të tij!
Pas Adelina Ismailit, Noizy është pjesë e këngëtarëve të zgjedhur që performojnë në këtë diskotekë, pasi në shumë evenimente në “Rinora4” paraqiten vetëm Dj dhe këngëtarë të huaj. Noizy, kohëve të fundit ka filluar të bëhet këngëtar i preferuar nga publiku dhe sidomos për femrat, pasi jep shumë koncerte gjithandej nga jetojnë shqiptarët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi