Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk është e përgatitur fizikisht shkaku i duhanit Empty Nuk është e përgatitur fizikisht shkaku i duhanit

Sun 1 Apr 2012 - 17:20
Nuk është e përgatitur fizikisht shkaku i duhanit F1_01-theron-jpg1333277552Los Angeles, 1 prill - Në filmin “Prometheus”, nën regji të Ridley Scott, aktorja kryesore Charlize Theron, është dashur të vraponte me veshje kozmike.

Kur i kishte veshur të gjitha pajisjet që vishen nga astronautët dhe filloi të vraponte, fituesja e Oscarit, Charlize Theron, është ankuar se nuk e ka lënë duhanin dhe i vjen keq që nuk kishte kaluar më shumë kohë në palestër.

"Kam kuptuar se gjendja ime fizike është shumë e keqe kur kam filluar të vrapoj, nuk më kanë ndihmuar as përsëritjet e vazhdueshme të Ridleyt “Vrapo, Vrapo”, tha aktorja që së fundi në moshën 36-vjeçare u bë nëna e djaloshit Jackson.

Aktorja tha se adhuruesit e saj nuk duhet të presin ndonjë skenë tërheqëse të saj në film, pasi që xhirimet e vështira morën çdo gjë prej saj.

Ndërsa filmi bën fjalë për një ekip hulumtues i cili zbulon ‘çelësin’ e origjinës së njerëzimit në Tokë, por duhet të shkojë në një udhëtim në univers. Atje, ai duhet të luftojë në një betejë të tmerrshme për të shpëtuar të ardhmen e racës njerëzore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi