Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Nëna e braktis foshnjën në maternitet, lindi pa duar Empty Nëna e braktis foshnjën në maternitet, lindi pa duar

Mon 2 Apr 2012 - 17:33
Nëna e braktis foshnjën në maternitet, lindi pa duar 52992PRISHTINE-Ka më shumë se tre muaj, pikërisht në prag të festës së Vitit të Ri, që në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), lindi një foshnjë me probleme fizike. ‘Fakti që foshnja kishte lindur pa duar, bëri që një familje kosovare të hiqte dorë nga bebja’, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, ka bërë të ditur se ka raste kur fëmijët lindin me probleme, por kujdesi i prindërve për ta nuk mungon. Ky rast, sipas tij, është i pari që nuk ka gjetur përkrahjen e prindërve.

“Ka pasur një rast kur foshnja është braktisur nga prindërit. Aktualisht në Klinikën e Neonatologjisë kemi një foshnjë të tillë, e cila është nën përkujdesje të vazhdueshme të stafit shëndetësor dhe gjendja e saj shëndetësore është nën kontroll të mjekëve”, ka sqaruar Fazliu.

Fazliu ka bërë të ditur se në rastet e tilla kur fëmijët braktisen, atëherë informohen qendrat për punës sociale, të cilat angazhohen për procedurat e mëtutjeshme, duke mos dashur të shpalosë asnjë detaj lidhur me familjarët e foshnjës.

Ndërkaq burimet e gazetës brenda QKUK-së rrëfejnë se prindërit që braktisën këtë foshnjë kanë një qëndrueshmëri të mirë financiare dhe kanë edhe fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur pa ndonjë problem. “Arsyeja pse ata e kanë braktisur është se janë frikësuar ta prishin jetën e fëmijëve të tjerë që i kanë në shtëpi. Ata kanë menduar se një foshnjë e tillë do t’i frikësonte fëmijët e tjerë të asaj familjeje”, ka thënë burimi.

E Ahmet Fejzullahu, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka bërë të ditur se procedurat rreth fatit të kësaj foshnje janë duke vazhduar.

“Nëse identifikohet plotësisht se kush e ka braktisur fëmijën, atëherë ne bëjmë përpjekje që të bëhet bashkim familjar. Në të kundërtën ne e njoftojmë prokurorinë dhe ngremë padi ndaj prindërve për braktisje të fëmijës. Kjo konsiderohet vepër penale me të cilën merret gjyqësori më pas”, ka thënë Fejzullahu.

Ndërkaq për foshnjën ai ka theksuar se në qoftë se nuk arrihet të bëhet bashkimi familjar, ajo mund të shkojë në jetimore.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)

Nëna e braktis foshnjën në maternitet, lindi pa duar Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi