Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Historia e pabesueshme e fëmijës që “vdes” pesë herë në vit Empty Historia e pabesueshme e fëmijës që “vdes” pesë herë në vit

Mon 2 Apr 2012 - 18:20
Londër, 1 prill 2012 NOA – A mund të vdesësh pesë herë çdo vit? Për fat të keq po. Në këtë mënyrë mund të jetojë jetën një fëmi anglez tre vjeç, Aaron Sweeney, historia e të cilit ka përfunduar në mediat e mbarë botës.

Fëmija vuan nga një sëmundje e rrallë: "zemra e tij mund të ndalet edhe për shtatë minuta rresht, vitin e kaluar ka ndodhur çdo tre muaj ose më pak", thotë Jolaine Clark, nëna e tij.

Gruaja nuk ndahet kurrë nga defibrilatori i tij portativ për të shpëtuar fëmijën e saj.Historia e pabesueshme e fëmijës që “vdes” pesë herë në vit Aaron-Sweeney-noa

"Mjekët thonë se ai nuk duhet të vrapojë dhe të lodhet, por unë nuk mund ta ndaloj atë", shpjegon ajo.
Herën e fundit, kur ai pati një krizë ishte duke shikuar televizor. "Nuk dija çfarë të bëja, ishte e vështirë, e tmerrshme. Tani të paktën unë jam e përgatitur. Problemi i vetëm është se unë nuk mund të punoj, pasi duhet të qëndroj me të dhe Aaroni nuk mund shkojë në shkollë".

k.a..noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi