Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Baldwin drejt altarit për herë të dytë Empty Baldwin drejt altarit për herë të dytë

Tue 3 Apr 2012 - 1:41
Baldwin drejt altarit për herë të dytë BaldwinthomasAlec Baldwin zyrtarizoi fejesën e tij me të dashurën 28-vjeçare Hilaria Thomas, vetëm një ditë përpara se të mbushë 54-vjetorin e tij të lindjes.

Ishte vetë zëdhënësi i aktorit ai që konfirmoi lajmin për “Huffington Post”. Baldwin dhe Thomas nisën të shoqëroheshin një vit më parë, por disa herë kishin shkëmbyer mesazhe dashurie nëpërmjet rrjetit “Twitter”.

Nuk është caktuar ende një datë për martesën, që pritet të realizohet në muajt e verës. Për Baldwin, kjo do të jetë martesa e dytë që prej divorcit të tij me Kim Basinger, në vitin 2002. Dy aktorët hollivudianë qëndruan së bashku për nëntë vjet.

E lindur me shtetësi spanjolle, Thomas nuk është martuar kurrë më parë. Ajo u rrit midis Bostonit dhe Spanjës, ku studioi balet dhe histori, përpara se të shndërrohej në një instruktore joge.

Më muajt e fundit, aktori i “Pearl Harbour” ka humbur në peshë, mbase në një përpjekje për t’u dukur më i ri përkrah një partnereje 26 vjet më të re.

Nga martesa e mëparshme, Baldwin ka një vajzë 16-vjeçare, të quajtur Irlandë. Ajo jeton me të ëmën, Basinger.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi