Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tjetër vajzë për Bruce Willis Empty Tjetër vajzë për Bruce Willis

Tue 3 Apr 2012 - 1:44
Tjetër vajzë për Bruce Willis Willis-hemingBruce Willis është bërë me një tjetër vajzë. Mabel Ray Willis quhet vajza e katërt e aktorit të famshëm, e cila është fryt nga marrëdhënia e tij me Emma Heming.

“Nëna dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë”, ka theksuar zëdhënësi i aktorit.

Willis dhe Heming janë martuar në mars të vitit 2009 dhe në atë kohë protagonisti i ‘Die Hard’ deklaroi se gjëja më e rëndësishme për të ishte të qëndronte pranë bashkëshortes 22 vjet më të re, por nuk donte patjetër fëmijë me të.

“Emma më bën të ndihem shkëlqyeshëm. Me të mund të kem 100 fëmijë ose asnjë, nuk ka rëndësi për mua”, pati deklaruar Willis.

Aktori ka qenë i martuar më parë me Demi Moore, me të cilën vazhdon të mbajë një marrëdhënie të mirë. Willis ka tre vajza nga marrëdhënia e tij me aktoren: Rummer 23 vjeç, Scout 20 vjeç dhe Tallulah 18 vjeç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi