Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Nënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit! Empty Nënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit!

Tue 3 Apr 2012 - 10:09
Nënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit! 53011TIRANE - Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Murat Basha deklaroi mbrëmë se nëse do ta kishte djalin e tij gay, do t'i fuste plumbin ballit.
"Homoseksualizmi është sëmundje. Unë po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit", deklaroi Basha gjatë një interviste televizive.

Deklarata e Bashës pason atë të kryetarit të PLL-së, Ekrem Spahiu pak ditë më parë i cili deklaroi për "Gazetën Shqiptare" se gay-t meritojnë një hu për faktin se do organizojnë një Gay Parade në Tiranë. Opinioni publik është përçarë për këtë çështje. Komunitetet fetare janë shprehur publikisht kundër paradës gay në Shqipëri.

Deklarata e zv/ministrit të Mbrojtjes, Spahiu ka zgjuar reagime të ashpra edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit Berisha, Shqipëria është një vend i lirë dhe nuk pengon asnjë manifestim, i çdo lloji qoftë ai.

"Shqipëria është vend i lirë, nuk mund të mendojë kush se ne do kufizojmë manifestimet, demonstratat, ky është kusht i lirisë. Ne kemi miratuar një ligj dhe ai ka qënë i domosdoshëm. Është e vërtetë që pakicat në plane të ndryshme kanë nevojë për një mbrojtje ligjore", tha kryeministri.

Sipas Berishës, deklarata e Spahisë nuk është aspak mbretërore. Ai tha se asnjë parti shqiptare nuk ka platformë të sajën dajakun. "Aspak përgjigje mbretërore, reagimi i Ekrem Spahias. Se dhe vetë janë parti e tolerancës dhe e kanë faktuar këtë. Ka qënë një teprim ajo e tija, nuk mund të bëhet fjalë që njerëzit të mos shprehim vetëveten. Orientimi i ndryshëm seksual është i lashtë sa vetë lashtësia, ekziston për hir të së vërtetës pavarësisht bindjeve fetare. Tirana është qyteti i tolerancës, vendi është vend i lirive të garantuara, ky është qëllimi ynë. Asnjë parti nuk ka dajakun platoformë", komentoi Berisha.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi