Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Akili Empty Akili

Thu 5 Apr 2012 - 0:25
Akili 220px-Achilles_in_CorfuAkili (lat. Achilles) sipas Homerit, heroi më guximtar në luftën e Trojës, i biri i Peleus dhe Thetisë, mbyti Hektorin sepse ky i’a kishte mbytur kusheririn Patrklos. Në prallat dhe mitet e tjera thuhet se ka qenë i lëndushëm vetëm në thembër. Sipas historisë thuhet se edhe Aleksandri i madh ka pasur lidhje familjare me Akilin, nëpërmjet të ëmës, Olimpia, gruaja e Filipit dhe princesësh së Epirit. Djali i Peleut, Mbret i Mirmidoneve dhe i Tetit, bijë e Oqeanit.

Nena e beri te paprekshem duke i sperkatur me ambrozi diten dhe duke e futur ne flake naten. Me tej e zhyti ne ujrat e ferrit te Stiges, duke e mbajtur prej thembreje, qe mbeti e vetmja pike e cenueshme e heroit. Mjeshtri i tij i pare ishte Feniksi, me tej centauri Kiron qe e ushqeu me palce eshtrash te luaneve, tigrave dhe egersirave te tjera. Kironi e streviti per gjueti , si te mbareshtronte kuajt dhe ne artin e mjeksise. I mesoi cilesite antike: qendrueshmerine ndaj dhimbjes , perbuzjen e te mirave ne kete bote, dashurine per te verteten. Kur fati i ofroi nje zgjedhje midis nje jete te shkurter dhe te lavdishme dhe nje tjeter te gjate, por te hereshme, zgjodhi te paren. Teti e informuar nga falltari Kalkant se i biri do te vdiste ne Troje, per ta penguar qe te nisej e te fshihej ne oborrin e Likomedit, mbret i Skiros , te veshur si grua midis tyre dhe mori emrin Pirra “qimekuqe”. Qendrimi ketu zgjati 9 vjet, gjate te cilave ai u dashurua me Deidamine,njeren prej motrave te tij te rreme, prej nga lindi Neoptolemi. Por Uliksi me dredhi e gjeti dhe e solli me vete ne Troje, pasi orakulli thoshte se: Pa Akilin , Troja nuk do te mund te binte. Ne vitin e 10 te rrethimit , heroi i nxehur per nje ndarje jo te drejte te prehes se luftes, u terhoq nga tenda e rrefuzoi te luftonte më. Doli ne lufte vetem prej vdekjes se mikut te tij Patrolokit, per te cilin u hakmorr duke vrare luftetarin me te madh te trojaneve ” Hektorin”.

Dashuria me shikim te pare per bukuroshen “Pentesilea”, aletate e Trojaneve , kur i zbuloj fytyren pasi e kishte pare ne duel, vdekja e tij nga shigjeta e Paridit drejtuar ne thembren e zbuluar te heroit nga Apolloni. Akejte i bene nderime solenme dhe nena e tij Teti, e qau per 17 dite me te gjitha Nereidat. Si varri i tij ka qene mbajtur nje turme prane Kepit Sigje. Nje legjende e mevonshme tregon se Teti e coi trupin e te birit ne Ishullin e Bardhe ne grykederdhjen e Danubit ku Akili beri nje jete te fshehte. Kush kalonte aty prane degjonte zhurme armesh diten dhe urime e kenge naten, si ne Valhalla.Ballkani net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi