Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Sekreti i Leo Messit është në trurin e tij Empty Sekreti i Leo Messit është në trurin e tij

Fri 6 Apr 2012 - 9:27
Sekreti i Leo Messit është në trurin e tij 45921_3TIRANE – Aftësitë fizike, stërvitja dhe këshillat e trajnerëve nuk janë të mjaftueshme për të qenë një futbollist i shkëlqyer. Një studim i publikuar në “PLoS ONE”, shpjegon se sekreti i futbollistëve fenomenal, si Lionel Messi, qëndron në trurin e tyre.

Studimi, i realizuar nga specialistët e Institutit Karolinska në Stokholm, tregon se ndonëse koefiçenti i zgjuarsisë (IQ) mund të variojë, futbollistët e mirë spikasin në aftësitë e tyre konjitive ose në forcën e trurit, që komandon shpejtësinë me të cilën reagojmë, kundërpërgjigjemi, përshtatemi apo përvetësojmë diçka të re.

Studiuesit vëzhguan të gjitha aftësitë e një grupi futbollistësh, të serisë A dhe B në Suedi, dhe dolën në përfundimin se atletët janë shumë më të aftë për të përvetësuar informacion të ri dhe për ta zbatuar detyra të ndryshme, se sa shumica e popullsisë.

Sipas studiuesve, futbollistët duken budallenj sepse nuk kanë kohë të mjaftueshme për të mësuar, por ai që konsiderohet një futbollist i mirë është padiskutim i zgjuar sa një shkencëtar.

(er.nu/BalkanWeb)
Sekreti i Leo Messit është në trurin e tij Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi