Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hudson: Sekreti im është vullneti Empty Hudson: Sekreti im është vullneti

Wed 30 Nov 2011 - 1:52
Hudson: Sekreti im është vullneti HudsonkateAktorja Kate Hudson e ka bërë shtatzaninë të duket si një prej gjërave më të lehta në botë, pasi është rikthyer në formën e saj të shkëlqyer fizike vetëm pas muaj pasi i dha jetë fëmijës së saj të dytë.

32-vjeçarja ishte e pranishme në një ceremoni ndarjesh çmimesh në Londër gjatë të martës, ku mundi të vishej me një fustan shumë të ngushtë pas trupit, i njëjtë për nga përmasat me ato përpara se ajo të ngelej me barrë.

Përpara fotografëve, Hudson lejoi të fotografohej në profil dhe në disa pozicione që vërtetonin qartë rikthimin e saj në ditët më të mira.

Megjithatë, sipas aktores, nuk ka asnjë sekret të natyrës në dobësimin e shpejtë të saj. “I vetmi sekret i imi ishte vullneti. Në fakt, ishte një sfidë interesante që të tentoje të humbje sa më shumë kile në sa më pak kohë dhe më pëlqeu diçka e tillë. Arrita në kulm që të peshoja 84 kilogram dhe ishte me të vërtetë e bukur kur shihja se si hiqja kilet njëra pas tjetrës”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi