Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay Empty Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay

Fri 6 Apr 2012 - 14:19
Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay Spacer
Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay 53138TIRANE-Hapat e parë në botën e seksit bënë që Oni.F, tashmë 22-vjeçar, të kuptonte se nuk kishte interes për femrat por për meshkujt. Ai tregon në një rrëfim për "Gazeta Shqiptare" historinë në lidhje me homoseksualitetin e tij, problemet që ai ka pasur me familjen pasi mësuan që ai ishte gay si dhe qëndrimet e shokëve të tij. Oni, aktualisht punon si financier për një firmë private dhe prej dy vitesh bashkëjeton me një djalë që është më i madh se ai dhe është shumë i dashuruar. Veç punës si financier, ai është edhe aktivist në një prej shoqatave që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT. Sipas tij, ky komunitet në pjesën më të madhe jeton i fshehur dhe ndihen shumë të paragjykuar nga shoqëria por shpesh edhe nga familjet e tyre.
Oni, në çfarë moshe ke filluar të kuptosh se je homoseksual?
Që në moshën e pubertetit, ku nisin edhe interesat e para për seksin, 12-13 vjeç. Kur shikoja skena seksi nëpër filma apo në revista sytë më shkonin tek mashkulli dhe jo te femra. Ndofta për të justifikuar vetën thosha se i shikoj se dua t'i ngjaj, të jem si ai të kem trupin e tij dhe jo se më pëlqente. Por, me kalimin e kohës nisa ta pranoja me veten që unë e shikoja një mashkull se më pëlqente.
Pas pranimit me vetveten, kush ka qenë personi i parë që ti i je hapur në lidhje me faktin se je gay?
Ka qenë shoku im më i mirë në gjimnaz, atij i kam thënë të parit se isha homoseksual. Faktikisht prisja një reagim tjetër prej tij, por ai nuk më tha asgjë, ndofta nuk dinte dhe çfarë të thoshte. Në marrëdhënien tonë shoqërore nuk ka pasur asnjë ndryshim, edhe sot e kësaj dite jemi miq.
Po me familjen a keni folur për këtë fakt? Pra, a e dinë prindërit se ty të pëlqejnë meshkujt?
Pjesa e familjes ka qenë më e vështira. Prindërve ua kam thënë rreth dy vite më parë. Në fillim nuk e pranonin dot, nuk arrinin ta kuptonin. Më thoshin do të çojmë te psikologia, duhet të vizitohesh ndofta të duhen mjekime. Ka kaluar një periudhë rreth mbi 6-8 muaj që unë flisja intensivisht me ta, për tu treguar se kush isha. Shpesh më thoshin që mos ja trego njeriu, ne e the ne dhe kaq, se je ende i vogël, kur të të vij mosha do të gjejmë një nuse dhe do martohesh si gjithë të tjerët. U thoja shpesh, mirë që nuk u vjen keq për mua, por për atë vajzën a s`do ju vinte ndopak keq?! Të më pranonte familja ka qenë shumë e vështirë, por në fund prindërit e kuptuan dhe më pranuan kështu si jam. Pasi në fund të fundit më kanë djalin e tyre dhe më duan. Por, sërish kanë frikën se mos e marrin vesh të tjerët, komshinjtë. Edhe ata vetë kanë frikë nga para-gjykimet e të tjerëve.
The që ke dhe një vëlla më të madh, si i ke marrëdhëniet me të?
Jo të mira. Mbi një vit e gjysmë ne nuk kemi folur me njëri-tjetrin. Edhe tani vijojmë të jemi të distancuar shumë, edhe pse asnjëherë unë dhe vëllai im nuk kemi qenë shok. Ai e di që unë jam gay, por kurrë nuk kemi folur mes nesh për këtë gjë.
Kur ka qenë eksperienca jote me një mashkull?
Eksperiencën time të parë e kam pasur në moshën 17-vjeçare.
Si u njohe me të? Ishte më i madh se ty?
Po ishte më i madh se unë, dhe jemi njohur nëpërmjet internetit. U desh disa kohë që të takoheshim, pasi mund të ndodh që në internet të njohësh njerëz që edhe të provokojnë dhe më pas ushtrojnë dhunë. Pas disa kohësh që flisnim dhe e kuptova që ai ishte vërtet homoseksual dhe kishte interes ndaj meje u takuam.
Aktualisht a ke një lidhje?
Kam një lidhje, kemi gati dy vite që jemi të lidhur. I dashuri im është gjashtë vjet më i madh se unë dhe bashkëjetojmë prej më shumë se një viti.
Prindërit e dinë për këtë lidhje, a ta njohin të dashurin?
Po e dinë dhe e njohin. Por vetëm kaq, komunikimi në të tilla raste është i vështirë, unë me prindërit pasi ata e pranuan homoseksualitetin tim nuk flasim pothuajse fare më për këtë çështje.
Po marrëdhë-niet më të dashurin si janë, a keni probleme kur dilni në vende publike?
Marrëdhënie shumë të mira, veç se kemi ndjenja dashurie për njëri-tjetrin, jemi edhe shumë shok flasim për çdo gjë. Jeta jonë është e ajo e një çifti normal, nuk rrimë gjithë ditën bashkë se jemi në punë, por përpiqemi që kohën tonë të lirë t'ja dedikojmë njëri-tjetrit. Nuk kemi pasur ndonjëherë probleme kur dalim në ambiente publike, pasi ne jemi të dy të rezervuar nuk bëjmë skena në rrugë apo ambiente të tjera. Besoj se intimiteti është diçka personale vetëm mes dy personave dhe ka nuk përse të shfaqet.
Ke mbaruar universitetin the, por për çfarë dege dhe a je në punë?
Kam mbaruar eko-nomikun dhe punoj financier në një firmë të vogël.
Po miqtë e tu apo kolegët a e dinë që je homoseksual?
Miq e mi të afërt e dinë, edhe kolegët pasi jemi shumë pak dhe kam komunikim dhe afrimitet më ta. Personalisht personave që i konsideroj të afërm ua them se jam gay. Por, ndjek një praktikë që nuk ua them asnjëherë kur janë në grup, se shpesh kur ju thua në grupe njerëzit reagojnë keq. Hidhen direkt në sulm, se mendojnë se po nuk të gjykuan të tjerët do mendojnë se edhe ai është i tillë. Ndërsa kur flet vetëm me një person dhe ja thua se si qëndron puna të pranojnë më lehtë. Miqve që ua kam thënë më kanë pranuar ka pasur edhe disa distancime nga ana e ndokujt, por jo se jemi shkëputur totalisht.
Shpesh thuhet se homoseksualët kanë komunikim më të mirë me femrat. Po me ty si është?
Është e vërtet që shumë gay kanë miqësi më të mira me femrat dhe me ato hapen më shumë, se ndodh që femrat e pranojnë më lehtë faktin se ti je i tillë. Për mua nuk ka qenë situatë tillë, unë e kam pasur më të lehtë të flas me shokët e mi dhe fatmirësisht një pjesë e tyre më kanë kuptuar dhe fakti se jam gay nuk ka ndikuar në shoqërinë tonë. Kam edhe shoqe femra që e dinë, por më shumë kam shok meshkuj.
Çfarë mendoni për martesat mes të njëjtit seks?
Është një gjë komplekse dhe e hershme për sa i përket shoqërisë sonë. Sidomos këto javët e fundit dallohet shumë qartë se një pjesë e shoqërisë shqiptare është tej mase homofobe vetëm për aktivitetet që do bëhen në 17 maj, imagjino nëse do ligjëroheshin martesat mes dy meshkujve dhe dy femrave. Por, për mua si Oni ligjërimi i martesave nuk do bënte ndonjë diferencim apo ndonjë arritje të madhe pasi martesa për mua është bashkëjetesë, dhe unë bashkëjetoj me personin që dua edhe pa u ligjëruar martesat.
Po për sa i përket fëmijëve, nuk do donit që të bëheshit baba?
Normalisht që po, edhe unë dhe i dashuri im i duam shumë fëmijët. Edhe pse është herët të mendoj për këtë gjë se unë jam ende 22 vjeç. Në Shqipëri nuk të jepen mundësi për birësim apo për marrjen 'borxh' të një mitre si ndodh në botë, por me kalimin e viteve mund të ketë ndryshime. Nuk di çfarë të them tamam për këtë gjë, por do na pëlqente që të kishim një fëmijë.
Përmendët pak më lart homofobët, a keni ndonjë mesazh apo diçka për t`ju thënë atyre?
E vetmja gjë që do ju thoja homofobëve është që të na lënë të lirë të bëjmë jetën tonë, me partnerët që ne duam pasi me sjelljet që ata bëjnë na detyrojnë që të martohemi me vajzat e tyre. Dhe ju garantoj se janë të shumë homoseksualët që janë martuar, kanë fëmijë dhe kanë lidhje me meshkuj jashtë martese. Këtë veprim e bëjnë sepse i detyron shoqëria jonë e cila është paragjykuese dhe homofobe, pra gay-it detyrohen të fshehin gjurmët pas një martese.
Ti je dhe aktivist në shoqatën "Aleanca kundër diskriminimit LGBT", si është gjendjen e këtij komuniteti sidomos në lidhje me paragjykimet?
Komuniteti LGBT në Shqipëri në pjesën më të madhe janë të fshehur pikërisht për shkak të paragjykimeve. Pjesa më e madhe e personave gay apo lesbike nuk ua thotë familjeve nga frika, por edhe një pjesë e mirë që ua kanë thënë familjet i kanë nxjerrë jashtë shtëpisë. Apo ka raste nga më ekstremet që i mbajnë të mbyllur, i keqtrajtojnë apo i detyrojnë që të martohen për t'i mbyllur gojën botës, shoqërisë e komshinjve.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay Empty Re: Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay

Fri 6 Apr 2012 - 14:22
ka baba cun lejle ka baba cun

porsi gushpullum
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay Empty Re: Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay

Fri 6 Apr 2012 - 14:33
C'po ndodh keshtu me Shqiptaret oreeee Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay 2585209286 po na shtohen dita dites trimat e Shqiperise grrrr grrrr
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay Empty Re: Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay

Fri 6 Apr 2012 - 14:34
Aяjαиα shkruajti:C'po ndodh keshtu me Shqiptaret oreeee Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay 2585209286 po na shtohen dita dites trimat e Shqiperise Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay 3631317773 Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay 3631317773
nejse do kete dhe kendej ca si keto mjafton mos ta kemi si popull pseudonimin per gej sic e ka grekuRrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay 81192
Sponsored content

Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay Empty Re: Rrëfim/Oni: Vëllai s’më foli 2 vjet kur mësoi se isha gay

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi