Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ne dhe çifutët Empty Ne dhe çifutët

Fri 6 Apr 2012 - 15:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Kush e kryqëzoi Krishtin? Kjo është një pyetje që fëmijtë e krishterë pyesin prindët, a gjyshin e gjyshen, dhe përgjigjja rëndom është e prerë: Çifutët! Njësoj madje mund të përgjigjen edhe shumica e shqiptarëve, por vetëm se nuk pyesin për më tutje, duke u mjaftuar në autoritetin e traditës gojore.

Në një përqasje të cekët spirituale, autorësia a vrasjes së Jezuit është e zëshme në Dhjatën e Re dhe himnet e Kishës, sidomos në shërbesat e javës së pësimeve të Krishtit, të ndjera këto me emocione nga shumica e besimtarëve.

Himnet e pësimeve janë më të njohura edhe për faktin se shumica e ortodoksëve, madje dhe ata që nuk meshohen të dielave, shkojnë enkas në kishë këto ditë e, duke dëgjuar himnet me përshkrime tronditëse, i dorëzohen sentimentalizmit. Shërbesat e dendura e të ngjeshura të Javës së Madhe janë cit me shprehje, emra, ngjarje e rrëfime ku tingëllon e përsëritet prania dhe përfshirja e judenjve (çifutëve/ hebrenjve/izraelitëve) në një krim të madh.

Për ata që meshohen rregullisht, apo dhe ata që mjaftohen vetëm duke lexuar Dhjatën e Re vetmevete, autorësia e krimit ndaj Krishtit është gjithmonë e gishtshenjuar, sepse gjithandej thuhet diçka për çifutët; domethënë kundër tyre.

Për më tutje, edhe për ne që lindëm e u mëkuam nën diktaturën komuniste, domethënë pa aromën e temjamit e pa frikën e Zotit, çifutët nuk ishin të munguar. Ndoshta të moshuarit nuk na flisnin shumë për mësimet e Krishtit, por për çifutët nuk heshtin, prandaj dhe na i shenjuan ata në kujtesë si kryqëzues (xhelatë). E tok me ta dhe “evgjitët”, si bashkëpunëtorë në krim, për “gozhdët” e kryqit të Krishtit.

Është e vërtetë ajo që thuhet e stërthuhet se në Shqipëri nuk ka antisemitizëm, ashtu siç është më se e vërtetë se në kulturën shqiptare kjo mungesë plotësohet me racizëm; në këtë rast, “antiçifutizëm”.

Ndërgjegjësimi mund të sjellë një zbehje të kujtesës së largët, të disa detajeve emocionale të parëndësishme tashmë, por faktet dhe shenjat dëshmuese të prapambetjes dhe mendjembylljes kulturore bëzajnë shpesh në vetëdije, pikërisht për të mos cënuar integritetin e përftuar në sajë të kulturës jashtëshqiptare.

Nuk mund të harroj, pra, përshkallëzimin e cilësimit të ligësisë tek njeriu shqiptar atëherë, kur sharjet përkulmoheshin me epitetin “çifut”, atje ku shqipja s’gjente dot një përkatësi kulturore më të përshquar për ta shenjuar e qëlluar pashpirtësinë. Madje më vijnë përsysh edhe fytyrat që e thoshnin, vrenjtja dhe shfryrja e tyre, përvalëzimi i nervave dhe i rrudhave: “Ai është çifut!” A ju kujtohet?

Antiçifutizmi ekziston në kulturën shqiptare, pavarësisht dashamirësisë së shumë intelektualëve shqiptarë. Nëse jo, i pyes, si e kanë ndijuar ata tingëllimën “çifut” në shqipe?

———————————————————————————————————-

Kush e kryqëzoi Krishtin? Përgjigjja është e thjeshtë, por jo e prerë. Nëse Krishti lindej në Greqi, le të themi, nga njëra ana grekët do të ishin më të bindur sot si “popull i zgjedhur i Perëndisë”, por nga ana tjetër do të ishin të dënuar, pse të ngarkuar me stereotipe të pamerituara, sepse himnet do të shkruanin “grekët”, dhe jo “judenjtë”.

Për më tutje, gjithmonë në spekullim, nëse Krishti lindej në Shqipëri, shumica myslimane do ta kishte më të lehtë ta vërtiste sot diskursin naiv të rrënjëve, por ama ne do të ishim simbol i ligësisë dhe i krimit, sepse himnet do të shkruanin “shqiptarët e paligjshëm” (Le të lëvdojmë Zotin që s’jemi…). E kështu me radhë.

Me pak fjalë, Krishti lindi në një kohë dhe terren të caktuar, brenda një konteksi të çmuar kulturor, përbrenda një grupi “etnik” më të ndërgjegjësuar se popujt e tjerë të asaj epoke. Atje ku kishte më tepër mirësi. Dhe megjithatë, njerëzit e ligj e kryqëzuan Krishtin. Të ligjtë, për rrjedhojë, janë të pranishëm në çdo komb. Në kombe më pak të ndërgjegjësuar, madje, të ligjtë janë më të shumtë, gjë që ne na ka bërë dëshmimtarë të gjallë…

Vetëm një skenë mjafton t’ia huaj kujtesës këtu, nga fëmijëria dhe rinia e hershme në Sarandë, se si shqiptarët i torturonin dhe i hiqnin zvarrë kufomat gjysmë të gjalla të atyre që kapeshin në tentativë arratisjeje, se si i ngarkonin e i shkarkonin ata trupa të rinjsh nga kamjonet e i flaknin për gjysmë ore në sheshet e qyteteve e fshatrave, derisa turma, pleq, të rinj e fëmijë, i godisnin pa shpirt e pa mëshirë me grushta, me shkelma, me çanta, e me gjithçka kishin në duar, duke iu thyer dhëmbët, duke i gjakosur, duke iu shformësuar fytyrat… I kam parë vetë, deri në vitin 1990!

Kush e vrau Krishtin, atëherë? Krishtin e vrau populli i manipuluar! Është gënjeshtër të thuash se Krishtin e vranë çifutët a romakët. Krishtin e vrau populli, madje në emër të gjithë njerëzimit, të të gjitha epokave, sepse të gjithë thirrën “kryqëzojeni”, edhe kur vetë Pilati kërkoi ta shpëtonte, duke vënë përbri tij një kriminel, për të ndihmuar turmën të përmendej nga çartosja.

Sipas kërkimtarisë historike, duke vënë krah Krishtit një kriminel, e duke zgjedhur enkas për këtë ditën e amnistisë, pushtetarët romakë bënë një lojë diplomatike për të ruajtur raportet politike me autoritetet morale vendore, për të mos diskretituar autoritetin e Këshillit të Madh, i cili kishte sugjeruar dy herë dënimin me vdekje të Jezuit.

Kërkesa e parë ishte rrëzuar nga romakët si e pamjaftueshme për dënim me vdekje, sepse dy akuzat fillestare të kryepriftërinjve she shkruesve të Këshillit kundër Jezuit ishin me përmbajtje fetare: shkelje e pushimit të së Shtunës dhe blasfemi. Për të parën Jezui predikonte se e Shtuna, dita e pushimit, domethënë institucioni, është bërë për njeriun, dhe jo njeriu për institucionin. Ndërsa akuza e dytë mbështetej në thëniet e tij se është Bir i Perëndisë.

Mbas humbjes së parë Këshilli e riformuloi tekstin duke vënë dy akuza të reja, me përmbajtje politike: “Agjitacion dhe propogandë” për mospagim taksash, dhe nxitje për kryengritje “kundër regjimit” (perandorit romak). Por prapë Pilatit nuk i mbushej mendja të miratonte dënimin me vdekje të Jezuit, duke shkaktuar kështu zemërimin e kryepriftërinjve dhe shkruesve, të cilët nisën të nxisin popullin e ta bëjnë filoromak, për të shtrënguar Pilatin: “Nëse e shfajëson, ti nuk do Çezarin.”

Më në fund i humburi Pilat e miratoi dënimin me vdekje, duke shpresuar se do ta shpëtonte ndryshe Jezuin, duke përdorur shansin e amnistisë, duke besuar se populli do ta kishte të lehtë të vendoste midis së mirës dhe të keqes, midis së bardhës dhe të zezës: midis të drejtit dhe keqbërësit. Por kur është i pakultivuar, populli manipulohet dhe kthehet në turmë pa arsye e pa shpirt.

I njëjti popull, ai që i bëri pritje ngadhjimtari Jezuit në Jerusalem, me thirjen e famshme “Hosana!”, i njëjti popull mbas disa ditësh kërkoi shlyerjen, shfajësimin dhe faljen e një krimineli, vetëm e vetëm për të çuar në vdekje Jezuin, duke thirrur “Kryqëzojeni!”, e duke brohoritur gatishmëri dhe adhurim ndaj Çezarit. Madje kur Pilati nuk iu besonte syve dhe veshëve me çka shihte i befasuar, dhe kur e paralajmëroi popullin se po vriste një njeri të drejtë, duke larë duart në shenjë shfajësimi, të gjithë u betuan në oshëtimë se ishin gati ta paguanin gjakun e Krishtit në kokë të tyre dhe të fëmijve të tyre…

————————————————————————————————————–

Para dy mijë vjetëve njerëzimi kreu krimin më të madh, sepse vrau Jetëdhënësin. Kjo e vërtetë nuk mund të shfajësojë asnjë popull, por, nga ana tjetër, ky fakt nuk ka fuqi të shërbejë si pretekst për të shfarosur racën e çifutëve, siç ndodhi në shekullin e 20-të me “racën e pastër ariane”. Prandaj dhe është e papranueshme që paragjykime të tilla raciste të vijojnë ende sot. Mëkat!

Dhe tani një “çudi”. Megjithë ngarkesën emocionale ndaj përndjekjes, tradhtisë, dorëzimit, shpifjes, torturës, kryqëzimit dhe vrasjes së Krishtit në një kohë e popull të caktuar, në tekstet biblike e liturgjike ortodokse nuk gjejmë asnjë përshkrim të tipareve fizike të atij populli, a stereotipe mbi vese grupore, a qoftë dhe një grimë antropologjike ku të kapemi e të besojmë se literatura kishtare ushqen racizëm ndaj çifutëve. Në të kundërt, njohja e cekët e spiritualitetit të krishterë, a leximi nga jashtë dhe me përqasje militante, mund të çojë në keqkuptime tekstuale dhe vlerësime zhbalancuese.

Në një pozë naive mund të sugjerojë dikush “pastrimin” e Shkrimeve nga dallesat “judaike”, duke i zëvendësuar ato fjalë me epitete përgjithësuese dhe asnjanjëse, për të shmangur kësisoj diskriminimin ndaj hebrenjve, gjë që sidoqoftë nuk ka pasoja teologjike. Gjithsesi, shqiptari ka nevojë për një kujtesë: Të përfolurit e historisë së krishtërimit ishin njerëz në një kohë e vend të caktuar, të cilët janë të kudondodhur në çdo popull e epokë.

Duke u përsiatur mbi tekste të shkruara qindra e mijëra vjet më parë, por që ende sot përmbajnë e ushqejnë integritet, militantët shqiptarë nuk mund t’i bëjnë bisht pyetjes: Përse referencat çifute në kulturën (moderne) shqiptare të jenë kategorizuese, kaq klasifikuese, me paragjykime, diskriminuese?

Le të përfundojmë me bindjen se, përsa bota vijon e zhytur në padrejtësi, në shfrytëzim, në urrejtje, në dallime, në luftë, në manipulimin mendor të popullit, ne të gjithë jemi bashkautorë të kryqëzimit të Krishtit; në çdo komb e në çdo brez. http://bizantin.wordpress.com/
Analisti
Analisti
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 35
<b>Hobi</b> Hobi : Leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/09/2012

Ne dhe çifutët Empty Re: Ne dhe çifutët

Sun 9 Sep 2012 - 22:36
Nuk di perse mundohesh ti shfajezossh judenjet kur ata e pranojn vet nje gje te tillle? Ata bejn video xhirime te ndryshme ku ende e ofendojn jezu krishtin dhe tallen me te ?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi