Fëmija plaket 5 herë më shpejt nga zakonisht
Mon 26 Apr 2010 - 15:11
Shpesh mund ta kemi shikuar në filmat fantastiko-shencorë, apo ta kemi lexuar në ndonjë libër shkencor, por ja që sëmundja e plakjes me ritme te shpejta ekziton vërtet në Britaninë e Madhe. Aty ku një fëmijë 11-vjecar vuan nga rritja 5 herë më e shpejtë sesa ajo e një njeriu normal dhe ky duket se është rasti i parë i evidentuar në botë. Harry Croëther, djali nga Mirifield (zonë afër Lids), bën gjithçka të zakonshme si bashkëmoshatarët e tij, megjithëse ndryshimi i vetëm është se ka një gjendje gjenetike shumë të rallë, e quajtur "Sindroma e Progeroidës atipike". Një sëmundje vërtet e rallë që e bën të plaket me shpejtësi, sic mund të vërehet edhe nga fytyra e tij në foto. Ndërkohë që pikërisht për shkak të situates se vecante, as mjeket nuk kanë idenë se cila do të jetë e ardhmja e Harry. “Duhet vetëm të presim – ka deklaruar e ëma Sharon -. Mjeket nuk dinë se cfarë do t’i ndodhë Harryt në muajt, apo vitet e ardhshëm. Kemi vuajtur dhe vazhdojmë të vuajmë, teksa disa herë kemi pyetur veten përse na ndodhi pikërisht neve. Ndonëse e kuptojmë se përkundër gjithckaje, Harry ecën, flet, luan, studion si bashkëmoshatarët e tjere: vetëm trupi i tij është ndryshe”. Të paktën për momentin nuk duket se ka ndonjë problem të madh në shoqëri: “Në shkollë, shokët e tij të klasës janë shumë të sjellshëm – tregon e
ëma -. Për ata nuk është një fëmijë i sëmurë, është vetëm një mik”.
Ndërsa vetë Harry rrefen: “Mund të bëj cfarëdo gjëje që bën një fëmijë,
por ndonjëherë duhet te ndalem, sepse lodhem lehte. Ndonjëherë kam dhembje të forta”. Qe në moshën 7-vjecare merr ilace anti-dhembje 4 herë në ditë për të luftuar artritin, teksa lëkura e tij ka nisur të bëhet si ajo e njerëzve të moshuar, ndërsa kockat po i dobësohen. Prindërit e tij kanë deklaruar se tashmë e dinë qe jeta e fëmijës së tyre mund të jetë e shkurtër, por do të kërkojnë ta shijojnë sa më shumë të jetë e mundshme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi