Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zbulohet plani i Platini, ekip shqiptar në Champions Empty Zbulohet plani i Platini, ekip shqiptar në Champions

Sun 8 Apr 2012 - 12:24
Zbulohet plani i Platini, ekip shqiptar në Champions Spacer
Zbulohet plani i Platini, ekip shqiptar në Champions 41557_3TIRANE-Duke nisur nga viti 2016, Shqipëria do të ketë një skuadër në fazën në grupe të Champions League. Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka planifikuar ndryshime rrënjësore në kompeticionet europiane, duke fshirë Europa League dhe duke ruajtur vetëm Ligën e Kampioneve, e cila do të bëhet me 64 skuadra. Gjithçka është zbuluar nga e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës, projekti i francezit kërkon të fusë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube edhe skuadra nga vendet e vogla. “Bild” përmend shtete si Shqipëria, Bjellorusia, Letonia dhe Sllovakia, që do të kenë një skuadër fikse në fazën në grupe të këtij turneu. Po pse ky ndryshim? Platini synon që të krijojë një turne të vetëm për klube, duke qenë se Europa League garanton të ardhura financiare shumë më të ulta se Champions. Me rritjen e numrit të skuadrave, do të forcohej edhe kompeticioni, ndërkohë që do të rriteshin edhe të ardhurat financiare. Po ashtu, do të krijohej një lloj kampionati europian, që do të konkurronte deri diku edhe kampionatet kombëtare.
Turneu
Faza finale e Champions League, pritet të pësojë një ndryshim rrënjësor. Në vend të 32 skuadrave, që luajnë në 8 grupe, do të jenë 64 skuadra, të cilat do të ndahen në 16 grupe me nga 4 skuadra. Turi i dytë do të jetë me ndeshje me eliminim direkt. Vende si Spanja, Anglia e Gjermania, mund të garojnë në Champions deri në 6 ekipe, ndërkohë që do të garantohet edhe pjesëmarrja e vendeve të vogla, ku përfshihet edhe Shqipëria. Në fakt, ideja e Platini për të shtrirë futbollin edhe në vende jo të dorës së parë, nuk është një diçka e re. Madje, ishte pikërisht kjo karta fituese e tij në kandidimin e parë për postin e kreut të UEFA-s, në vitin 2007. “Presidenti i UERFA-s, - shkruan “Bild”, - është një mbështetës i madh i federatave të vogla, në veçanti i atyre të Evropës Lindore. Në vitin 2007, ishin ato që i lejuan të ngjitej në fronin e futbollit europian, duke zënë vendin e Lenart Johanson”.
FSHF
Në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk duken shumë të habitur nga projekti i Mishel Platini. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani, një gjë e tillë ishte e pritshme duke parë premtimet e bëra nga presidenti i UEFA-s në vizitën e tij të fundit në Shqipëri. “Kur erdhi në Tiranë, Platini kërkoi me ngulm ndërtimin e stadiumit, duke thënë se një ditë ekipet shqiptare do të jenë në Champions dhe nuk mund të luajnë në “Qemal Stafa”. Kështu që ne e prisnim një projekt të tillë, - thotë Prodani për Gazetën Shqiptare. – Mendojmë se koha që ne të kemi rregullisht një skuadër në Ligën e Kampioneve do të vijë, por ne duhet të jemi gati, duke ndërtuar stadiumin. Ky stadium që kemi aktualisht, nuk ka asnjë shans të certifikohet për Champions, kështu që duhet të jemi gati. Sa i përket pjesës tjetër, Platini dihet që është në krah të federatave të vogla”, shton sekretari i FSHF.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi