Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Përballje vendimtare në Champions Empty Përballje vendimtare në Champions

Tue 20 Nov 2012 - 16:23
Përballje vendimtare në Champions Champions

Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet e parafundit të fazës në grupe, ndeshje që për shumë skuadra do të jenë përcaktuese për të ardhmen e tyre në këtë kompeticion.

Sfida që bie më shumë në sy është ajo mes Celsit dhe Juventusit e vlefshme për grupin E. Bardhezinjtë presin në Torino blutë e Londrës dhe misioni është vetëm fitorja në mënyrë që të shpresohet për kalimin e grupit.

Ndeshja tjetër po në këtë grup është ajo mes Nordsjaelland dhe Shakhtar Donetsk. Ukrainasit kryesues të grupit kanë një sfidë të lehtë të paktën në letër ku do të kërkojnë fitoren për të mos komplikuar kualifikimin.

Në grupin F, Bate luan ndaj Lille ndërsa Valencia pret Bajernin në Mestaja, një sfidë kjo që ndoshta vlen për kreun e grupit, pse jo edhe kualifikimin.

Në grupin G, Barcelona udhëton drejt Moskës së ftohtë për t’u përballur me Spartakun, ndërsa Benfica dhe Celtic përplasen në ndeshjen vendimtare për vendin e dytë në grup.

Në grupin H Mancester Junited udhëton në ferrin turk për t’u përballur me Gallatasarajn e Fatih Terim. Anglezët janë të kualifikuar, ndërsa skuadra turke do të kërkojë 3 pikët për të fituar duelin me rumunët e Cluj për vendin e dytë në grup. Këta të fundit presin në shtëpinë e tyre Bragën.

Ndeshjet e pesta të fazës në grupe me takimet Bate-Lille dhe Spartak i Moskës-Barcelona në orën 18:00, për të vazhduar me takimet e tjera në orën 20:45. Sfidat kryesore transmetohen në SuperSport dhe Supersport HD
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi