Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon Empty Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon

Sun 8 Apr 2012 - 13:29
Miratohet një ilaç i ri për humbje peshe, funksionon Qnexa-noaMedikamenti që shikoni në foto është ilaçi i parë me recetë në 13 vjet kundër mbipeshës. Ilaçi Qnexa u miratua nga agjencia federale e ushqimeve dhe barnave. Ilaçi në formë pilule cilësohet “fishek argjendi” sepse mendohet që bën mrekullira – humbjen e 90 kilogramëve brenda një viti.
Për shkak se 80% e personave që humbasin peshë e rifitojnë atë, mjekët kanë bërë kërkime për dekada për një pilulë të sigurt që do të ndihmonte.
Doktor Tim Garvey në Universitetin e Alabamës në Birmingham thotë se ilaçi Qnexa do të jetë ilaçi më i fuqishëm në treg për trajtimin e mbipeshës. I njëjti ilaç ishte refuzuar 2 vjet më parë nga agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA), për shkak të shqetësimeve rreth shëndetit.
Këto ditë, komisioni i ekspertëve të kësaj agjencie e miratoi ilaçin e ri, pasi arriti në përfundimin se përfitimet që Qnexa sjell për personat mbipeshë, janë më të mëdha sesa pasojat anësore si humbje kujtese, konfuzion, shtim të rrahjeve të zemrës, madje edhe lindje defektoze. Qnexa do të shitet me recetë, pra vetëm me rekomandimin e mjekut.
Ndërkohë skeptikët e fusin këtë ilaç të ri në kategorinë “shumë i mirë për të qenë i vërtetë”.
B:Noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi