Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sa shpenzojnë adoloshentët për mbrëmjen e maturës Empty Sa shpenzojnë adoloshentët për mbrëmjen e maturës

Mon 9 Apr 2012 - 16:30
Mbrëmjet e maturës nuk kanë pyetur as për kriza financiare, as për diktatura! Të paktën një natë të vetme, vajzat dhe djemtë kërkojnë, si në kohëra rregjimesh totalitare, si në kohëra krizash financiare dhe ekonomike, të jenë sharmante, elegantë, ndjellëse, dhe të imitiojnë jetën prej të rrituri në luks!Në atelienë e stilistes Anila Konomi ka dhjetëra të rinj që këto ditë i kanë zaptuar kohën, por edhe fantazinë e stilistes. “Në kohën time, sigurisht ne nuk kishim asnjë mundësi për t’u konsultuar qoftë me një stiliste apo stilist që nuk ekzistonin, apo qoftë dhe me një rrobaqepës, nëse donim që në mbrëmjen e maturës të ishim të veçanta, origjinale dhe të papërsëritshme”, kujton Konomi për maturën e vitit 1979. Ajo, si nxënëse e Teknologjikes shkoi e veshur me një palë pantallona kauboj me plot 20 xhepa, me një këmishë të ngushtë e të hapur vetëm në shpatulla, bardh e zi, e me sandale që i kishte sajuar vetë, duke marrë elementë apo copa lëkure nga këpucë të tjera të vjetra e duke shfaqur edhe prirjet e para si stiliste, pikërisht duke sajuar vetë sandalet moderne, pantallonat “dekadente” e këmishën seksi me të cilat. Njëkohësisht, sfidonte edhe rregjimin. Aq sa kur u detyruan t’i japin diplomën, nuk harruan edhe ta qortonin për dekadencë.

Sot, imitojnë Rihanën, Jonida Maliqin dhe Ricky Martin

Sipas Anila Konomit, së cilës këto dy muajt e fundit i është dashur të punojë jo pak me veshjet e vajzave dhe djemve që kërkojnë një mendim dhe një produkt cilësor për mbrëmjen e maturës, vajzat imitojnë kryesisht Rihanën, Lenën e Eurovizionit, Kety Perry e Jonida Maliqin. Meshkujt, deri një vit më parë imitonin Ricky Martin, derisa morën vesh që ai ishte homoseksual e kësisoj pothuajse askush prej atyre që shkon te një stiliste nuk thotë se kërkon të vishet si ai…
“Vijnë me ide të qarta, zakonisht më tregojnë fotografi personazhesh të famshëm, kryesisht këngëtare apo këngëtarë dhe kërkojnë fustane apo veshje të ngjashme”, pohon stilistja Konomi. Ajo ka vënë re se vajzat që kanë studiuar nëpër kolegje, apo shkolla të mesme që kanë qenë strikte me rregullin e uniformës, kërkojnë për mbrëmjen e maturës fustane të gjata. Ndërsa të tjerat nuk e kanë problem të zgjedhin dhe një fustan të shkurtër për mbrëmjen e maturës. “Duan të jenë praktike atë natë, kërkojnë fustane që edhe nëse janë të ngushta e të shkurtra, të paktën të jenë praktike”, pohon stilistja. Ato vërtet shkojnë te stilistja me një ide dhe një propozim, ama janë dhe klientet që mund të “binden” më kollaj duke pranuar edhe më kollaj mendimet e sugjerimet e stilistes. “Në rastet e mbrëmjes së maturës, unë personalisht përpiqem të jem sa më afër kërkesave personale të maturanteve, por nga ana tjetër tentoj t’u sugjeroj atyre dhe stile që mendoj se mund t’u shkojnë më tepër në varësi të karakterit apo imazhit që shfaqin”, thotë Konomi.
Në rastet e djemve, puna është më e kollajtë! “E dinë çfarë kërkojnë, që në fillim dhe nuk humbasin kohë”. Nuk duan të kenë një kostum tipik, me kollaro e këmishë e këpucë lustrafinë! Duan të jenë sa më sportive”. Detajet i kopjojnë dhe tentojnë që dallimin apo origjinalitetin t’ia japin veshjes së vet pikërisht përmes detajeve”, pohon Konomi.
Sa shpenzojnë adoloshentët për mbrëmjen e maturës 5ok-189x3002011, Matura më e shtrenjtë

Matura 2011 do të mbahet mend ndoshta si matura më e kushtueshme për momentin, por ndoshta dhe më e lirshmja dhe më komodja, përsa i përket fantazisë në të veshur, në t’u trukuar e në të modeluarit të flokëve. Maturantët e sivjetshëm, të paktën ata në Tiranë, shpenzojnë deri në 500 mijë lekë të vjetra vetëm për veshjen, diku tek 80 mijë për flokët e grimin, e deri në 70 mijë lek për darkën. Për të mos folur pastaj për shpenzime të tjera që vijojnë pas mbrëmjes zyrtare: karburanti për makinën që i çon në plazhin e Durrësit ku duket se është shndërruar gati si në një procesion tradicional larja në mëngjes me rroba veshur, lekët për alkoolin që konsumojnë pas mbrëmjes, shumë prej tyre edhe lekët për marihuanën, apo kokrrat ekstazi, e disa më të guximshëm edhe për dhomën në hotel…
Në total, një maturant apo maturante që kërkon në vitin 2011 të shijojë në maksimum jetën prej të rrituri “mondan”, “kushton” deri në 800-900 mijë lek brenda një nate të vetme. Një shifër kjo që sipas sistemit zyrtar të pagave buxhetore, e kalon edhe rrogën mujore të një drejtori në një nga Ministritë e qeverisë!
Menjëherë sapo përfundojnë këtë mbrëmje të kushtueshme, për prindërit mbetet edhe hall më vete, edhe detyrim investimi për të ardhmen e tyre! Shumica preferojnë universitetet publike, në varësi edhe të rezultateve të Maturës Shtetërore, ndërsa ata që kanë më shumë mundësi financiare dhe më shumë pretendime, e dinë që nga muaji shkurt apo mars i këtij viti nëse janë pranuar apo jo nëpër universitetet europiane. Shumë të tjerë, e kanë zgjidhur stresin e pritjes së një përgjigje, duke zgjedhur universitete private. Në fund të fundit, kemi të bëjmë me disa qindra mijëra të rinj që e meritojnë të jenë një natë të vetme princër e princesha të kësaj shoqërie, derisa të marrin vetë mbi supe disa preokupime që sot akoma nuk i kuptojnë…
Sa shpenzojnë adoloshentët për mbrëmjen e maturës 6ok-270x300Lady Gaga

E duan, por kanë frikë ta imitiojnë

“E duan shumë këngëtaren Lady Gaga, por asnjëra nuk guxon të vishet si ajo!” Kështu pohon stilistja Anila Konomi pasi bën një renditje të tipit “Top 5”, të personazheve të njohura të botës së muzikës e të kinematografisë të cilëve vajzat, por edhe djemtë që sot festojnë Maturën 2011 duan t’u ngjasin, pikërisht në mbrëmjen e tyre pas shkollës së mesme. Rihanna, Lena e Eurovizionit dhe Lilly Allen, që të dyja të thjeshta dhe praktike si dhe Jonida Maliqi nga Shqipëria, duket se janë më të preferuarat e maturanteve shqiptare. Marrin ide si të vishen, pikërisht nga performancat e tyre dhe nga mënyra si këto personazhe të njohura vishen. Tek Lady Gaga, duket se vlerësojnë fantazinë, por nuk kanë guxim ta imitojnë atë, për shembull, duke veshur një fustan prej mishi të njomë, si kjo në foto…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi