Të rinjt dhe politika
Mon 9 Apr 2012 - 16:37
Gjon Neçaj
Për të shkruar këto radhë mora shkas nga një shkrim i botuar në një faqe interneti nga një e re shqiptare nga Maqedonia, e cila shtron një çështje pak a shume të diskutueshme: Marrja me politikë e rinisë shqiptare. Politika është temë aktuale kudo në familje, në punë, kafene, në rrugë, në shoqëri. Politika për shumicën e rinisë shqiptare, e jo vetëm, nënkupton pushtet, para, privilegje, punësime dhe një jetë luksoze. Një numër i madh i të rinjve sot ëndërrojnë që të bëhen politikanë jo se e shohim detyrim moral apo kombëtar, por thjeshtë vetëm e vetëm që t’i gëzojnë të mirat dhe privilegjet që u mundëson ky profesion. Kjo, sado me rezultate të mira të mbarojnë studimet, kudo që të mbarojnë masterat, brenda e jashtë vendit, janë të zymta premisat për një vend pune në profesionin që kanë studiuar. Pra është i paktë numri i atyre që ende ëndërrojnë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet kombi ynë. A mund të fajësohet rinia shqiptare e shkolluar në perëndim? Kuptohet që jo, pasi rinia i studion dhe i analizon ngjarjet nga mosha madhore dhe pasi ndodhet në fazën e pjekurisë ajo shumë shpejt mund të ndikohet nga ambienti i jashtëm, duke gjykuar për moshën e saj. Tashmë shqiptarët të organizuar si shtet në Kosovë edhe në Maqedoni si shtete multietnike dhe demokratike të modeleve të shteteve evropiane, në të vërtetë duhet t’i qëndrojnë besnik këtij modeli pasi në shtetet e mëdha evropiane shpesh ndodh që qytetarët në përgjithësi të mos jenë në rrjedhat politike të vendit, as nuk duan t’ia dinë se kush është kryetar shteti në vendin ku banon. E gjithë kjo pasi puna dhe jeta e tij nuk varen nga organet partiake dhe ai nuk është i detyruar të jetë pjesë e ngjarjeve politike të shtetit, veç ama u jepet hapësirë që me politikë të merren të rinjtë të cilët në të vërtetë i posedojnë aftësitë për të qenë përfaqësues të denjë të popullit. Tek ne si gjithmonë ndodh e kundërta. Pjesa dërrmuese e rinisë sot është e politizuar, e ndarë dhe e përçarë për interesa personale duke i lënë anash interesat kombëtare. Mendoj se duhet t’i jepet fund kërkimit të interesave personale në çështjet që ndikojnë në fatin e kombit dhe t’u japim hapësirë të rinjve dhe atyre që në të vërtetë janë të denjë dhe të aftë që të ndryshojnë diçka, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi