Tradizioni i festave kulturë e harruar
Mon 9 Apr 2012 - 16:39
Dr. Kesiana Lekbell
Duhet një reflektim i gjatë dhe i arsyeshëm për çdo gjë që ndodh përreth nesh. Për të kuptuar më mirë sa larg jemi sot nga konceptimi i një feste si pjesë kulture e proçesit të rrënjëve historike Shqiptare, mjafton të kthejmë vështrimin dhe të krahasojmë se ç’ndodh përtej kufive të Vendit tonë. Pa komplikuar argumentin me vende të largëta Evropiane, do ti referohem konkretisht komuniteteve të arbëreshëve në Italinë e jugut. Bukuria e një feste do të thotë traditë, kostume tradicionale, muzikë e vjetër shqiptare dhe mbi të gjitha një bashkësi zakonesh që kërkojnë me çdo kusht të ruajnë ndër shekuj kulturën e vjetër të popullit tonë.
Le të shikojmë së bashku çdo të thotë për arbëreshët e Italisë të festojnë çdo vit ditën e 19 marsit (nuk po trajtoj Pashkët) që i përket ditës së shenjtorit Shën Josef (festa San Giuseppe). Aktualisht arbëreshët në jug të Italisë janë përreth 9000 persona, Shteti Italian i ka njohur arbëreshëve statutin e minoritetit sipas ligjit 482 të vitit 1999, për këtë arsye kjo festë konsiderohet kombëtare për arbëreshët e jugut. Kështu përgatitjet, sipas traditës, fillojnë disa ditë më parë; nxirren nga sirtarët kostumet tradicionale, të cilat ndër shekuj janë trashëguar nga të moshuarit dhe kanë arritur deri sot në ditët tona të paprishura siç i ka përshkruar edhe poeti i madh arbëresh Jeronin De Rada. Nga ana tjetër burrat e çdo shtëpie përgatisin 1 javë më parë karrocat dhe drurët e vjetër që kanë mbetur pa djegur nga dimri. Ditën e festës çdo shtëpi nxjerr jasht drurët e mbetur, kuajt tërheqin karrocat, burrat, gratë, familjet e veshur me kostumet e festës shoqërojnë karrocat dhe të gjithë mes këngëve të vjetra shqipëtare/arbëreshe drejtohen drejt Sheshit qëndror të qytetit (në rastin konkret po flas për fraksionin e San Marzanos, ndërkohë që e njejta gjë ndodhë në çdo fraksion ku jetojnë ndër shekuj arbëreshët). Në mes të sheshit drurët shkarkohen nga karrocat dhe përgatiten për tu ndezur, sipas traditës duhet të digjen, zjarri i madh që krijohet zgjat deri natën vonë, domethënë kjo festë nuk është thjesht vetëm gëzim, por një unitet traditash i papërshkruar. Sheshi kthehet në një shtëpi të madhe ku gatuhet, këndohet, dëfrehet dhe ka plot turista që shkojnë posaçërisht për të shijuar diçka të veçantë. Arbëreshët që tashmë janë të rrënjosur prej 500 vjetëve në Italin e jugut vazhdojnë të ndjekin zakonet e 500 vjetëve më parë edhe pse Italia është pothuajse e gjitha Katolike arbëreshët nuk kanë ndërruar fenë e të parëve, vazhdojnë të jenë akoma Ortodoksë, vazhdojnë dhe ndjekin me rigorozitet zakonet ortodokse dhe mbi të gjitha kanë ruajtur gjuhën tonë të vjetër me dialektin tosk, që për ne si shqipëtarë nuk kuptohet, me përjashtim të fjalës mirë dhe mirupafshim. Nëse dëshirojmë të shijojmë traditat, kostumet dhe ritet e një kulture të largët shqiptare, mjafton të shkojmë për të përjetuar dhe festuar disa ditë në këtë zonë të Italisë, sepse një pjesë e kulturës sonë falë arbëreshëve mbijeton akoma. Kjo është një ndër aspektet e kulturës sonë së harruar krejtësisht nga Ne. Arbëreshët janë rigorozë në ruajtjen e traditës shekullore, e ndjejnë veten krenarë që akoma mbijeton gjuha e të vjetërve, e quajnë veten arbëresh edhe pse janë italian me pashaportë: flamuri që valvitet është tre ngjyrshi italian, por në mes të tij qëndron shqiponja e Skënderbeut, shqiponja jonë. Nga ana tjetër Shteti Italian, nëpërmjet ligjit 482, kërkon me çdo kusht ruajtjen e traditave dhe identitetit të origjinës Shqiptare, përdorimin e gjuhës dhe kostumeve shqiptare, sepse sot globalizimi përbën një rrezik për zhdukjen e rrënjëve antike sidomos të minoriteteve; traditat duhet të ruhen sepse janë pjesë e çmuar e tesutit historik/kulturor për një popull. Këto janë rrënjët e një kulture që unë i ndjej të humbura në Vendin tim: më vjen keq, jo sepse Ne nuk mundemi, por sepse Ne nuk dimë, nuk dimë, sepse nuk duam të “veshim” kostumet tona kombëtare dhe të mblidhemi tek Sheshi (që sot nuk kemi), por shëtisim bulevardeve lart e poshtë për të festuar ditën e rinisë, pranverës dhe demokracisë pa pyetur fare çdo të thotë traditë dhe mbi të gjitha çdo të thotë fjala Festim. Sigurisht që festojmë, por çfarë ndjejmë kur festojmë këto “festat e demokracisë”, ky është problemi? Mesazhi i këtij shkrimi është i qartë, e megjithatë gjithsekush ta kuptojë dhe interpretojë sipas dëshirës demokratike, por kujdes sepse kur flasim për festimin e ditës së verës ajo mbetet sipas tesutit historik një fest lokale e Elbasanit, si e till duhet trajtuar dhe jo si një fest kombëtare që ndoshta Përmeti apo Peshkopia (fjala bie), nuk dinë se ç’është: në fakt ballokumet i ka Tradit Elbasanie, kjo ëmbëlsirë gatuhet posaçërisht vetëm ditën e festës, ashtu si ndodh me vezët e kuqe të Pashkëve, këto janë zakone që duhen vlerësuar dhe jo ngatarruar siç veprohet sot tek Ne. Duke njohur dhe studiuar kulturat e shumta të Perëndimit mbetet i qartë qëllimi mbi trashëgimin e traditave kulturore. Perëndimi vazhdon dhe feston jo vetëm festat lokale ku çdo qytet i kryen sipas traditave shekullore, por edhe festat kombëtare që i përkasin Traditës dhe historisë së një kombi ndër shekuj, ndaj nuk është aspak çudi të shikosh që qytetarët perëndimorë kur festojnë traditat sidomos ato lokale vishen akoma si romakë, si vikingë apo si torero. Ndërsa një zonë e “humbur” e Italisë ku Arbëreshët vazhdojnë të mos ndryshojnë asgjë nga një Vështrim i largët kulturor na tregon që kudo në Perëndimi ka shumë zona të “humbura” që janë një mrekulli e vërtetë traditash kur shkon i viziton. Ndërkohë ndjej që zonat e “humbura” tek ne kanë humbur vërtetë, kanë humbur në kuptimin e tyre origjinal; kemi humbur thesaret tona të vyera dhe ajo që është më e keqja në horizontin e politikës sonë mbetet mos rekuperimi i rrënjëve tona historike tek festimet sidomos ato lokale. Jemi tashmë të ‘verbuar’ dhe festojmë çdo festë që na ka krijuar demokracia; flasim për të kaluarën vetëm me një ngjyrë nazionaliteti dhe nuk punohet për të rekuperuar aspektet e një tradicioni historikë/kulturorë të kaluar shekullor.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi