Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

14-vjeçarja: Mësuese, njerku më kërcënon se nuk dua të bëj seks me të Empty 14-vjeçarja: Mësuese, njerku më kërcënon se nuk dua të bëj seks me të

Mon 9 Apr 2012 - 18:15
14-vjeçarja: Mësuese, njerku më kërcënon se nuk dua të bëj seks me të 48176_6BERAT - "Mësuese, njerku do të më largojë nga shkolla. Ai më kërcënon, vetëm se kundërshtoj të bëj seks me të". E terrorizuar, një 14-vjeçare nga fshati Bilçë i rrethit të Beratit, i ka besuar sekretin e saj të tmerrshëm mësueses kujdestare. Për afro një vit minorenia me inicialet J.H., nxënëse në klasën e tetë kishte përjetuar ferrin, por pa mundur të denoncojë bashkëshortin e nënës së saj. Ndonëse kjo e fundit e dinte se i shoqi abuzonte seksualisht me të bijën, ka preferuar të heshtë. Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit. Pas denoncimit të mësueses, drejtoreshës së shkollës si dhe vetë vajzës, blutë kanë vënë në pranga Vladimir Harshiun. 52-vjeçari akuzohet për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura", si dhe "kryerje të veprave të turpshme".
PEDOFILI
Para disa vitesh, Vladimir Harshiu ishte martuar me një grua, e cila kishte një vajzë. Afro një vit më parë, 52-vjeçari ka nisur të ngacmojë seksualisht vajzën e gruas dhe më pas, nëpërmjet presionit ka kryer sistematikisht marrëdhënie seksuale me të. Dhuna seksuale e njerkut e ka traumatizuar 14-vjeçaren, e cila ka nisur të sillet në mënyrë të çuditshme me shoqet, por edhe në shkollën e fshatit ku mësonte. Sjellja e minorenes ka rënë në sy të mësueses kujdestare, e cila ka ngulmuar të mësojë shkakun. Mbase J.H. nuk do të kishte guxuar të nxirrte hallin që e kishte zënë, nëse njerku nuk do ta kishte kërcënuar se do ta hiqte nga shkolla. Agresiviteti në rritje i njerkut e ka rebeluar minorenen, e cila i ka rrëfyer mësueses kujdestare dhe më pas drejtoreshës së shkollës, shkakun e vërtetë të stresit që po përjetonte. Po kështu, ajo ka shpjeguar edhe këmbënguljen e njerkut për ta larguar nga shkolla. "Kështu bën ai, sa herë që nuk i plotësoj dëshirat", - ka pohuar 14-vjeçarja. Menjëherë drejtoresha i ka kërkuar 52-vjeçarit Vladimir Harshiu që të shpjegojë arsyet e vërteta, përse ai donte që ta largonte vajzën nga shkolla, ndërkohë që ajo ishte mirë me mësime. Ai e ka argumentuar kërkesën e tij, duke thënë se vajza nuk ishte mirë në mësime, ndaj do ta regjistronte në një shkollë tjetër.
ARRESTIMI
Pas rrëfimit të nxënëses së klasës së tetë, është sinjalizuar policia. 14-vjeçarja ka deklaruar para bluve se njerku e ka dhunuar seksualisht prej afro një viti dhe se ishte në dijeni dhe nëna e saj. Pas marrjes së dëshmive, blutë kanë vënë në pranga Vladimir Harshiun. Policia po heton intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

14-vjeçarja: Mësuese, njerku më kërcënon se nuk dua të bëj seks me të Empty Re: 14-vjeçarja: Mësuese, njerku më kërcënon se nuk dua të bëj seks me të

Mon 9 Apr 2012 - 19:50
turp dhe mekat i madh per at njeri nese nuk e denon ligji ne nje mnyr do ta denon zoti
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi