Prindër dhe fëmijë shikojnë bashkë telenovela
Tue 10 Apr 2012 - 1:56
Albina HoxhaNëse i pyet se cili është libri i fundit që kanë lexuar nuk dinë ta thonë, por nëse i pyet për ndonjë telenovelë i njohin të gjitha. Ky është problemi i madh që ka mbërthyer fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë. Këtë e pohojnë jo vetëm ata vetë por edhe mësuesit dhe psikologë të cilët theksojnë se televizori dhe interneti janë bërë pjesë e pandashme e tyre. Në fakt këtë realitet e pasqyron edhe raporti i UNICEF ku është bërë një sondazh me 500 fëmijë të intervistuar ku 68 për qind e tyre përdorin vetëm internet dhe median vizive. Problemi madhor qëndron në faktin se këto mjete i përdorin për tu argëtuar e jo për të marrë informacione të vlefshme. Kreu i UNICEF në Shqipëri, Detlef Palm theksoi dje se duhet të punojë e gjithë shoqëria për të përmirësuar këtë situatë.
Ndërkohë gazeta “Shekulli” ka realizuar një vëzhgim në shkolla duke pyetur nxënës dhe mësues se cilat janë raportet që kanë me internetin dhe televizionin krahasuar me kohën që shpenzojnë me librat.
“E ndjek televizionin dhe internetin. Padyshim që shoh telenovelat se më pëlqejnë shumë. Në fakt për të lexuar librat jashtëshkollor nuk me del kohë sepse siç ua thashë unë kaloj shumë kohë me televizorin tim”, pohon Juvena Kurti nxënëse e vitit të dytë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, e cila nuk na len pa përmendur disa personazhe të telenovelave me të cilat është shumë e dashuruar.
Në fakt Juvena nuk është e vetmja e përfshirë në këtë fenomen sepse psikologia e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Elediona Muvati pohon se vend kryesor në kohën e argëtimit të nxënësve janë interneti ku përdorin rrjetet sociale dhe televizionet ku shohin telenovelat dhe emisione të tjera pa asnjë vlerë informuese. “Telenovelat, i shohin të gjithë. Por çfarë shembulli mund të marrësh nga telenovelat?! Ku janë vlerat e tyre?! Nëpërmjet tyre të rinjtë mësojnë të gënjejnë, të thurin intriga, të bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan, të shkatërrojnë edhe familjen, të kenë shumë lidhje derisa të gjejnë dashurinë e vërtet”, pohon psikologia duke shtuar se të rinjtë ndikohen nga media vizive dhe përpiqen të imitojnë atë që shohin. Çdo informacion sipas psikologes dhe çdo gjë që shohin në televizion e marrin si reale. “Të rinjtë janë në zhvillim dhe duke formuar personalitetin dhe shembujt i marrin në media. Fatkeqësisht media nuk jep shembuj shkencëtarësh, apo njerëzish të talentuar, që të rinjtë t’i marrin shembull, por jepen këngëtarë të ndryshëm të cilët bëjnë një klip dhe kthehen në idhull të rinjve”, pohon psikologia.
Në fakt sondazhi i UNICEF tregon qartë indiferencën e të rinjve ndaj librave. “Sa i përket librit, nga 500 të anketuar, 105 prej tyre thanë se nuk lexojnë fare, ndërkohë që 395 thanë se lexojnë por theksuan se nuk lexojnë aq sa do të donin, kryesisht për mungesë kohe”,- bëhet e ditur në sondazh.
“Prindërit janë fajtor, i shohin telenovelat me fëmijët”
Fenomenin e “skllavërimit” të nxënësve nga televizioni dhe interneti e ndjen shumë edhe mësuesja e Sociologjisë dhe Edukatës Qytetare, Alma Mancaku por në këtë fenomen ajo përfshin edhe prindërit e tyre madje duke i fajësuar ata. Ajo thekson se e ndihen shumë këtë problem tek nxënësit e saj sepse ata shpenzojnë shumë kohë me televizionin dhe internetin dhe fatkeqësisht këtë shpenzim kohe nuk e kanë në dobi të tyre, por e kundërta këto mjete ndikojnë jo rrallë herë negativisht mbi ata. “I pyes shpesh nxënësit për këtë problem dhe vë re se prirjet e tyre janë të shohin filma të ndryshëm, aksion, horror, thrillër, fantazi por pa harruar telenovelat. Në fakt më vjen keq që humbasin kaq shumë kohë të padobishme”, pohon ajo.
Ndërkohë mësuesja tregon edhe rutinën e nxënësve të saj tek i tregojnë rreth fenomenit. “Sapo hyj në klasë dëgjoj personazhet e telenovelave se çfarë ndodhi dhe se si mund të vazhdojë seria e ardhshme. Është shumë e çuditshme se përse të gjithë, pa përjashtim, të gjitha moshat shohin telenovela dhe i shohin familjarisht”, pohon mësuese Alma. Sipas saj nxënësit zgjedhin dhe personazhet e filmave dhe telenovelave që duan t’ju ngjajnë. Madje kjo ndodh që në fëmijëri, tek personazhet e kukullave, të gjithë zgjedhin të preferuarin dhe duan t’i ngjajnë atij.
Por me kalimin e kohës sipas mësueses se Sociologjisë e kuptojnë dhe fillojnë t’i balancojnë dhe të krijojë një bazë në realitetin që jetojnë. Ka raste që ndikohen në mënyrë të pavetëdijshme dhe nuk arrijnë të kuptojnë që ishte një personazh që nga fëmijëria e tij dhe ka lenë gjurmë tek ai. Sa i takon kohës që kalojnë në televizor dhe internet ky është një problem tjetër madhor sepse mësuesja tregon se kjo kohë nuk është e pakët. “Besoj se shpenzojnë 4 deri në 5 orë në ditë, këtu përfshij televizionin dhe internetin. Këtë të fundit e përdorin më shumë për argëtim dhe rrjete të ndryshme sociale si facebook”,- pohon mësuesja duke shtuar se libri është lënë pas dore dhe nuk ka më rëndësinë që kishte. “Kjo ka dhënë edhe efektet e saj sepse nxënësit janë bërë më dembelë dhe kanë humbur fantazinë. Është ulur ndikimi i librit dhe është rritur ndjeshëm ndikimi i televizionit”, thekson mësuese Alma Mancaku.
Renis Sheshi, nxënës në vitin e dytë
Në televizion ndjek emisione humoristike, por më tërheqin dhe i ndjek edhe dokumentarët me tematika të ndryshme. I kushtoj tre orë në ditë televizionit. Edhe internetin e përdor për të marrë informacione në faqe me përmbajtje të ndryshme. Çdo mbrëmje lexoj libra, i adhuroj librat fantastiko-shkencor dhe policesk. Shtypin e shkruar nuk e lexoj, por dëgjoj vetëm titujt ose shoh faqen e parë të ndonjë gazete të përditshme. Kuptohet që faqet e sportit nuk i lë asnjëherë pa i parë, por edhe kurioziteteve i’u kushtoj vëmendje. Televizioni ndikon tek unë, por shembujt i marr nga personazhet e librave që lexoj, marr më të mirën dhe mundohem ta bëj timin atë që e shoh vërtet shumë pozitive tek personazhi. Ndërsa fundjavën e përdor vetëm për t’u argëtuar, nuk lexoj dhe e organizoj në mënyrë komplet të ndryshme nga ditët e tjera të javës.
Psikologia: Media është problematike, të kontrollohet
Është e rëndësishme të kontrollohet dhe monitorohet media që përcillet nga të rinjtë. Sidomos në moshën 6-12 vjeçarë kur fëmija ka shumë nevojë për këshillat e prindit dhe akoma ndjen nevojën të konsultohet me të por edhe në pubertet dhe adoleshencë 12-19 vjeçarë gjatë të cilës ai ndihet më i rritur, me rebel, me antikonformist dhe dëshiron të ketë vendimmarrje. Është pikërisht ky momenti ku duhet të ndërhyrje me delikatesë për të monitoruar nëse fëmijët po marrin informacionin që përputhet me moshën. Është pak e vështirë në fakt pasi interneti sot është një botë që hap shumë dyer informacioni dhe vështirë të monitorohet por duhet zgjedhur rruga e mesme e artë ku me adoleshentin të gjesh gjuhën e përbashkët që me vonë të kesh akses edhe në monitorimin e tij mbi median që ai zgjedh të shikojë. Mendoj me TV është pak më e lehtë të monitorohet se interneti kjo për arsye se interneti është më privat. Nisur nga statistikat ku programet me muzikë dhe argëtim janë më të preferuarat për fëmijët mund të arrihen marrëveshje me ta mbi orarin dhe kohëzgjatjen e programeve në raport me gjërat e tjera gjatë ditës. Kjo marrëveshje nuk është e pamundur por prindi duhet të gjejë gjuhën e adoleshentit dhe të kuptojë botën e brendshme të tij.
Palm: Të ketë më shumë programe edukimi
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Detlef Palm është ndalur në programet televizive të cilat nuk i përgjigjen kërkesave të këtyre fëmijëve. Ata preferojnë shumë informacione mbi sportin, kulturën, problemet sociale apo kronikën rozë, çka i ndeshin pak në televizione.
“Fëmijëve, mbase dhe ne na duket mediat e mërziteshme në Shqipëri. Të njëjtat fjalime, të njëjtat dhe pak fakte dhe kjo nuk është ajo që ne duam të dëgjojmë. Ndaj dua të transmetoj disa mesazhe për drejtuesit e programacioneve: Duhet një qasje më shumë transparente, më e besueshme dhe me më shumë etikë për fëmijët”, thotë përfaqësuesi i UNICEF, Detlef Palm.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi