Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kujdes me peshën gjatë shtatzënisë, rrit mundësitë për fëmijë autikë Empty Kujdes me peshën gjatë shtatzënisë, rrit mundësitë për fëmijë autikë

Tue 10 Apr 2012 - 2:10
Kujdes me peshën gjatë shtatzënisë, rrit mundësitë për fëmijë autikë Autism2_t700-300x228Obeziteti gjatë shtazënisë mund të rrisë mundësitë për të pasur një fëmijë autik. Studimi provokues është ndër studimet e para që i lidhin bashkë këto dy elementë. Pavarësisht se nuk provohet se obeziteti çon në autizëm, autorët e studimit thonë se ai rrit shqetësimin për numrin e madh të personave obezë.

Sipas studimit, femrat që ishin shumë mbi peshë gjatë shtatzënisë kishin 67 për qind më shumë mundësi të kishin fëmijë me autizëm sesa ato me peshë normale. Gjithashtu, ato ishin dy herë më të rrezikuara për të lindur fëmijë me zhvillim të vonuar.

Mesatarisht në vendet perëndimore, mundësitë që një grua shtatzënë të lindë një fëmijë autik janë 1 në 88, por studimi thekson se obeziteti në shtatzëni e rrit këtë mundësi në 1 në 53.

Studimi është publikuar në Pediatrics online. Duke llogaritur që një e treta e femrave amerikanë në moshë për të lindur fëmijë janë obeze, rezultatet bëhen shqetësuese, thonë autorët e studimit.

Dr. Daniel Coury, shef i pediatrisë së zhvillimit dhe sjelljes në Nationwide Children’s Hospital në Columbus, Ohio, thotë se studimi ngre një shqetësim real.

“Në SHBA, shifrat e personave autikë janë rritur së bashku me ato të obezitetit. Ky studim tregon se kemi të bëjmë me më shumë se një koincidencë të thjeshtë”, thotë ai.

Coury thekson se duhen bërë kërkime të tjera për të vërtetuar këtë teori.

Faktorët gjenetikë janë lidhur nga studiuesit me autizmin dhe shkencëtarët vazhdojnë të ekzaminojnë gratë shtatzëna për të zbuluar nëse sëmundjet apo përdorimi i disa ilaçeve gjatë shtatzënisë mund të kenë ndikim.

Në studim janë përfshirë 1000 fëmijë të moshës nga 2 deri në 5 vjeç, në Kaliforni. Rreth 700 prej tyre ishin autikë apo me probleme të tjera të zhvillimit, ndërsa 315 kishin zhvillim normal.

Në studim u përfshinë edhe dëshmitë e nënave për shëndetin e tyre. Nuk është e qartë se si obeziteti i nënës mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit, por autorët e studimit kanë hedhur disa teori.

Obeziteti mund të lidhet me inflamacionin apo nivelet e larta të sheqerit në gjak, faktorë këta që mund të dëmtojnë zhvillimin e trurit të fetusit.

Pavarësisht se studimi nuk është i plotë dhe i mbushur me detaje për dietën apo mënyrën e të ushqyerit gjatë shtatzënisë, ai tërheq vëmendjen dhe ndoshta në një farë mënyre do t’i ndërgjegjësojë njerëzit për problemin e kohëve moderne. / Gazmira Ndoja shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi