Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndonjëherë është mirë kur flet shumë! Empty Ndonjëherë është mirë kur flet shumë!

Tue 10 Apr 2012 - 17:52
Ju ka ndodhur të kaloni një situatë të pakëndshme në jetë dhe keni pasur nevojë për një këshillë, por kurrë nuk keni pasur dëshirë që të tjerët të mendojnë keq për ju dhe nuk i keni treguar ndjenjat tuaja?Por keni harruar se biseda është çudibërëse kur mund t’ia besoni dikujt tjetër mendimet tuaja, pikat tuaja të forta, ndjenjat më të fshehta që kurrë më parë s’i keni folur me askënd! Kënaqësia e një bisede merret më shumë kur flisni me një të panjohur. Sigurisht që duhet të dini se çfarë të flisni dhe çfarë jo! Çfarë kuptimi ka të ndihesh si në qiellin e shtatë dhe këtë të mos mund t’ia thuash askujt?! Pra, zgjidheni gjuhën dhe flisni për veten, për atë që ju shqetëson, për atë që mendoni, ju pëlqen apo edhe që nuk ju pëlqen! Por, me një kusht: zgjidhni me kujdes rrethanat dhe bashkëbiseduesit!
Nëse nuk doni të flisni në erë dhe të mos kuptoheni se çfarë po mundoheni të thoni duhet ta zgjidhni me kujdes bashkëbiseduesin. Biseda mund të shndërrohet në një monolog nëse keni zgjedhur bashkëbiseduesin e gabuar. Kështu që, nuk ja vlen të harxhoni frymën tuaj me njerëz që nuk ju kuptojnë!
I gjithë proçesi i bashkëbisedimit jep rezultate shumë të mira, pasi do të liroheni dhe do të ndiheni plot jetë kur të kuptoni që është edhe dikush tjetër që mendon ashtu si ju. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi