Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet ‘vaksina’ ndaj leuçemisë Empty Zbulohet ‘vaksina’ ndaj leuçemisë

Tue 10 Apr 2012 - 18:48
Zbulohet ‘vaksina’ ndaj leuçemisë VaccinaNjë mjekim në gjendje që të shkatërrojë një molekulë që gjendet në 90% të tumoreve është testuar për herë të parë me rezultate shumë shpresëdhënëse mbi njerëzit, u bë e njohur të hënën.Rezultatet paraprake, të fokusuara mbi leuçeminë, të njohur në mënyrë popullore si kanceri në gjak, treguan se pas marrjes së vaksinës, personat e paprekur tregojnë një rritje të imunitetit ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.
Tre nga shtatë pacientët e prekur nga leuçemia u shëruan plotësisht ndërsa në katër të tjerët, sëmundja tregoi shenja të qarta ngadalësimi, pasi iu nënshtrua një trajtimi lehtësisht të ndryshëm.
Vaksina synon të formojë në trupin e njeriut antitrupa në gjendje që të shkatërrojnë që në fillim qelizat kancerogjene, ndërsa trajtimi pas prekjes fokusohet tek molekula e konsideruar si një “hallkë e dobët” në strukturën e sëmundjes përgjegjëse për numrin më të madh të vdekjeve në botë, pas aksidenteve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Sipas kërkuesve, trajtimi mund të jetë veçanërisht i efektshëm në tumoret e gjirit, prostatit, pankreasit dhe në disa lloje të ndryshme kancerash.
Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina, e cila quhet “ImMucin”, mund të hidhet në treg duke nisur nga viti 2020.
Ajo është duke u zhvilluar nga kompania “Vaxil Biotheraputics”, në bashkëpunim me Universitetin e Tel Avivit, në Izrael.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi