Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Biblioteka Kombëtare dixhitalizon harta të rralla shek. XVI e XVIII Empty Biblioteka Kombëtare dixhitalizon harta të rralla shek. XVI e XVIII

Tue 10 Apr 2012 - 19:20
Biblioteka Kombëtare dixhitalizon harta të rralla shek. XVI e XVIII 46984_1TIRANË- Biblioteka Kombëtare ka dixhitalizuar hartat që zbulojnë demografinë, etnologjinë por edhe historinë e trevave shqiptare nga shekulli i XVI deri XVIII.

Tashmë 54 hartat mund të shihen në faqen online të BKSH-së dhe mund të përdoren lehtësisht nga studiuesit, të cilët e kishin të pamundur të konsultoheshin me to për shkak të kushteve fizike të këtyre antikuarëve. Hartat i përkasin hartografëve të njohur si Mercator, Gastaldo, Cantelli, Coronelli, Sanson, Ortellio, Konard etj dhe puna për dixhitalizimin e tyre ka zgjatur 3-4 muaj. Shefja e sektorit të albanologjisë Behije Luga është shprehur se dixhitalizimi i këtyre hartave siguron qasjen pa kufij ndaj tyre, në dallim nga më parë, kur studiuesit e kishin të vështirë për vetë materialin e brishtë të hartave.

“Realizimi teknologjik ishte pak i vështirë. Pas një studimi të detajuar dhe të gjatë, pjesa e skanimit ishte e vështirë dhe na pengoi shumë, por falë ndihmës së palodhur të një të riu, ia dolëm mbanë”, tha Behije Luga në prezantimin e projektit më të ri të BKSH-së.

Projekti do te vijojë edhe me hartat të cilat ndodhen brenda librave apo vëllimeve të caktuar, pasi procesi i dixhitalizimit ka nisur prej tre vitesh në këtë institucion. Disa prej këtyre fondeve janë dixhitalizuar dhe publiku mund t’i shikojë në faqen online www.bksh.
(el.me/atsh/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi