Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mynshengladbah harron si fitohet Empty Mynshengladbah harron si fitohet

Wed 11 Apr 2012 - 1:37
Mynshengladbah harron si fitohet 0588e6aa86ffecb027b431224e4ff593-getty-510146032-e13340905247571334090524_thumb_baza1325_225Borusia Mynshengladbah nuk arrin të fitojë më. Barazimi 2-2 me Verder Bremen në fushën e këtyre të fundit ka treguar edhe një herë mangësitë e skuadrës së drejtuar nga Lysen Favre, të cilës i mungon dukshëm eksperienca për të vendosur ndeshjet e vështira.
Verder kaloi i pari në avantazh me anë të Rosenberg që në minutën e 18-të. Por Mika Hanke me dy golat e tij kaloi në avantazh Mynshengladbah duke bërë të shpresohej që më në fund erdhi dhe fitorja e shumëpritur. Por ka qenë braziliani Naldo ai që ka shuar shpresat e miqve duke siguruar një barazim për vendasit që vazhdojnë të mbeten në mesin e artë të tabelës ë klasifikimit.
Ndërkohë, Mynshengladbah është i katërti në renditje dhe tashmë rrezikon disi këtë pozicion falë rizgjimit të Shtutgartit që me fitoren 3-1 ndaj Augsburg është 7 pikë larg vendit të katërt dhe po kalon një formë të shkëlqyer. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Augsburg-Shtutgart 1-3
5′ (p) Rafael / 24′ Tashçi, 34′ Harnik, 84′ Ibisheviç
Herta Berlin-Fraiburg 1-2
81′ Hubnik / 7′ (ag) Hubnik, 67′ Frais
Mainc-Këln 4-0
19′ (p) Polanski, 31′ Zidan, 37′ Myler, 54′ Szalai
Verder-Mynshengladbah 2-2
18′ Rosenberg, 74′ Naldo / 52′, 68′ Hanke
Renditja
Borusia Dortmund 66, Bajern Mynih 63, Shalke 57, Borusia Mynshengladbah 53, Shtutgart 46, Verder Bremen 42, Hanover 41, Bajer Leverkusen 41, Volfsburg 40, Hofenhaim 37, Mainc 36, Fraiburg 35, Nyremberg 32, Hamburg 31, Augsburg 30, Këln 29, Herta Berlin 27, Kaizerslautern 20.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi